• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISIS kërcënon Shqipërinë për festat e fundvitit (MESAZHET SEKRETE)
Home
Sociale

ISIS kërcënon Shqipërinë për festat e fundvitit (MESAZHET SEKRETE)

4 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim”, ky është kërcënimi që agjencia e lajmeve e ISIS-it në shqip, me afro 400 ndjekës, po shpërndan te pasuesit e saj, duke kërkuar përgjakje të festave të fundvitit. “E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë kërcenim.

Edhe pse organizata terroriste, e ashtuquajtura Shteti Islamik (ISIS), po humb territor të konsiderueshëm çdo ditë në Siri e Irak, operacionet e saj në Evropë nuk i ka lënë anash. Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizatë.

Megjithatë, ISIS-i ende nuk është ngopur me dhunë. Dhe, thirrja e fundit e ISIS-it për t’i përgjakur festat e fundvitit vjen në gjuhën shqipe. “Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”.

Ky është mesazhi që ISIS-i po shpërndan në disa forume të xhihadit, por kryesisht në grupet e tyre të mbyllura në “Telegram”. Në këtë njoftim, ISIS-i në shqip 2018-ën e ka përshkruar si vit të përgjakshëm.

Së fundi ky mesazh është publikuar në grupin në “Telegram” që e kanë emëruar “Agjencia e Lajmeve Nashir”, e përshkruar si “Agjencia për botime zyrtare të Shtetit Islam”. Siç raporton Express, të shtunën e fundit, para se të mbyllej llogaria e vjetër e kësaj agjencie zyrtare të ISIS-it, kanali kishte afro 400 anëtarë- ndjekës, kurse llogaria që është hapur së fundi, pasi u mbyll e vjetra, për më pak se dy ditë ka arritur afro 150 ndjekës.

Në këtë faqe ISIS, që të gjitha materialet janë në gjuhën shqipe, së fundmi janë publikuar fotografi nga jeta e përditshme e ushtarëve të këtij grupi terrorist, si dhe një lajm për një sukses të ISIS-it në fushëbetejë.

“Elbu Kemal, rënia e 11 pjesëtarëve të ushtrisë siriane midis të vdekurve dhe të plagosurve pas shënjestrimit me një predhë të drejtuar në veriperëndim të qytetit”, është ky njoftimi i fundit i ISIS-it në shqip.

Kërcënimet e ISIS-it për festa që nuk lidhen me kulturën islame janë të zakonshme, por në të kaluarën organet e drejtësisë i kanë marrë seriozisht duke marrë masa, siç ishte rasti i Pashkëve të fundit, ku Policia ishte në gjendje gatishmërie shumë të lartë për të reaguar për ndonjë sulm eventual terrorist.

Mesazhet e fshehta midis anëtarëve të Shtetit Islamik nga Shqipëria

Posteri i publikuar nga “Agjencia e Lajmeve Nashir” e krijuar nga rrjeti i ISIS

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ngre alarm për rrënimet në Gjirokastër
Previous article Ministria e Arsimit bën publike datat se kur do të rihapen shkollat e mbyllura

g.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT