• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dosjet “fluturojnë” me procesverbal nga zyra, prokurorja bën rolin e të paditurës
Home
Aktualitet
Drejtësi

Dosjet “fluturojnë” me procesverbal nga zyra, prokurorja bën rolin e të paditurës

4 December, 2017 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Çështja e dosjeve të zhdukura në Prokurorinë e Elbasanit, më shumë se sa një ngjarje kriminale, është një konflikt mes drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores që ka denoncuar zhdukjen. Burimet pranë prokurorisë së Elbasanit u shprehën për Top Channel se dosjet që prokurorja Amanda Xhaferri i ka denoncuar si të zhdukura nga zyra e saj, në fakt janë marrë me procesverbal dhe u janë deleguar për hetim prokurorëve të tjerë të njësisë task forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.

Më konkretisht, mësohet së drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina i ka hequr prokurores Amanda Xhaferri disa dosje me argumentimin së për një kohë të gjatë nuk kishte kryer veprime hetimore dhe këto dosje ia ka deleguar për hetime prokurorëve të tjerë.

Në zbatim të këtij vendimi të drejtuesit të Prokurorisë, janë tërhëqur edhe fizikisht dosjet nga zyra e prokurores Xhafërri për në zyrat e prokurorëve që kanë marrë në dorëzim çështjet.

Ky fakt nuk është pranuar nga prokurorja Amanda Xhaferri, e cila e cilëson të paligjshme heqjen e çështjeve që po hetonte dhe në këto rrethana ka dënoncuar në polici si të zhdukura dosjet.

Top Channel ka siguruar edhe një pjesë të dëshmisë së prokurores në polici.

“Kjo mënyrë veprimi që kanë hyrë në zyrën time, pa praninë time, pa dijeninë time dhe kanë marrë dosjet penale që unë kam patur në ndjekje penale, nuk është normale. Theksoj se, unë si prokurore kam përgjegjësi për matërialet e administruara në fashikullin hetimor të çdo dosjeje dhe për më tepër, kur bëhet fjalë për dosje të rëndësishme dhe me materiale sekrete dhe delikate”, është shprehur Prokurorja.

Sipas dëshmisë së prokurores, dosjet që janë zhdukur janë: procedimi penal nr 1531 e vitit 2015, rreth 13 volume dhe procedimet me numer 740 dhe 790 të vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË/ Mbahet poshtë Kullës Eiffel pasarela që i la të gjithë gojëhapur (VIDEO)
Previous article E PADËGJUAR/ Aktorë të famshëm që urrejnë higjienën (JA EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT