• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRANATA TEK MAKINA E INSPEKORIT TË TATIMEVE”/ Detajet e REJA: Pas ekspertizës u vërtetua që ishte… (VIDEO)
Home
Breaking News

“GRANATA TEK MAKINA E INSPEKORIT TË TATIMEVE”/ Detajet e REJA: Pas ekspertizës u vërtetua që ishte… (VIDEO)

2 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi antieksploziv mbërriti nga Tirana për të parë se çfarë ishte lënda plasëse e vendosur në mjetin e inspektorit të tatimeve Nehat Zaganjori. Pas ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram. Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet.

Sipas burimeve ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij. Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje. Një i njohur i inspektorit ka dalë për të parë gjobën kur ka konstatuar në mjet lëndën plasëse.

tritol-makines

Menjëherë ka njoftuar shtetasin Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte. Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer në asnjë moment. Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit antieksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30. Shtetasi Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me kend dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Shpesh herë grupet e tatimorëve vendosin gjobë në subjekte të ndryshme dhe kjo ngjarje sipas inspektorit mund të jetë një sinjal ndaj tij. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Granatë në makinë punonjësit të Tatimeve, dyshimet e para

I vendoset granatë në makinë punonjësit të Tatimeve në Shkodër, Nehat Zaganjori. Granata nuk ka shpërthyer.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Pas zbulimit të granatës në automjetin tip “Benz”, është lajmëruar policia që ka shkuar në vendngjarje, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ngjarja është një kërcëm që i është bërë Zaganjorit, për shkak të detyrës. Ndërkaq kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET LISTA E ARGJENTINËS/ Lihen jashtë Messi e Higuain
Previous article CSKA MOSKË KRYESON EUROLEAGUE/ Fitojnë edhe Barcelona e Fenerbahce

Isa.Autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT