• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGA 1 JANARI 2019/ Sa rriten pensionet e vjetra, kategoritë e të moshuarve që përfitojnë
Home
Ekonomi

NGA 1 JANARI 2019/ Sa rriten pensionet e vjetra, kategoritë e të moshuarve që përfitojnë

2 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Nga 1 janari i 2019-së, hyjnë në fuqi koficentët e rinj me të cilët do të bëhet llogaritja e pensioneve. Këta koficient janë rritur, çka do të thotë se rriten edhe përfitimet për pensionistët.

Pensionet sot llogariten 1% e pagës që keni paguar kontributet për çdo vit, shumëzuar me vitet e punës që keni, plus pensionin social. Kjo do të thotë se një pagë 40 mijë lekë para vitit 1994, shumëzohet me koeficientin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit sot, merret si pagë referuese 350 mijë lek të vjetra sot. Kur ISSH të llogarisë pensionin do të përdorë pagën 350 mijë lek.

Pra nëse keni punuar gjithmonë me një pagë 40 mijë lekë para vitit 1994 dhe pas këtij viti, do të thotë se do përfitoni pension më të lartë se 180 mijë lek të vjetra. Për faktin se me 37 vite pune, shumëzuar me 3.5 mijë lekë (1% e pagës që keni paguar kontributet), shuma del 129 mijë lek. Por formula e pensioneve parashikon që kësaj të ardhure i shtohet edhe pensioni social, i cili sot është në masën e 68 mijë lekëve. Pra përfitoni më shumë se 195 mijë lek të vjetra.

Rritja
Çdo pagë para vitit 2015 shumëzohet me një koeficient për të llogaritur më pas pensionin. “Pagat para 1994-s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994-s) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur.

Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, – përcakton ligji për sigurimet shoqërore. Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë, nuk mund të jenë më të larta se:

a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001;

b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr.927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar në mbledhjen e qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kohë me "kapriço", sërish luhaten temperaturat deri në...
Previous article MAROTTA TEK INTER/ Misioni parësor parakalimi i Juventus-it

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT