• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRENDA FAMILJES, GRUAJA SPIUNONTE BURRIN”/ Ylli Pango në një intervistë ndryshe, flet për…
Home
Intervista

“BRENDA FAMILJES, GRUAJA SPIUNONTE BURRIN”/ Ylli Pango në një intervistë ndryshe, flet për…

1 November, 2018 Isa.Autor Intervista, Politikë

Në një bisedë me Alda Bardhylin e UET PRESS, Pango tregon për librin më të ri “Psikologjia e shqiptarëve” një libër i cili kërkon të bëjë një skaner të laboratorit psikik të shqiptarëve.

Profesor kanë shkruar kaq shumë për shqiptarët, kryesisht të huajt. Çfarë nuk është thënë ende për shqiptarë? 

Në fakt edhe autorë tanët kanë shkruar. Unë i kam përmendur në libër, është Konica, Fan Noli, Sami Frashëri, Eqrem Bej Vlora, kanë dhënë konstatime interesante, por në prizmin e dijetarit shkrimtarit sesa të psikologut. Ka ende shumë për të thënë, pasi ne kemi një histori shumë të lashtë, gjatë jetës së këtij kombi ka pasur shumë valë, dallgë, tërmete. E të gjitha këto kanë ndikuar në psikologjinë e shqiptarit, aq sa unë mund t’u them se ishte një libër i nevojshëm, qoftë edhe për të bërë një përmbledhje të atyre çfarë dimë, e çfarë duhet të dimë për ne si komb, si psikologji populli, në dallim nga psikologjia e popujve të tjerë.

Shqiptarët janë mësuar të mos flasin për vete. Ky libër është dhe një lloj provokimi për shqiptarët, tu tregosh atyre të metat… Shqiptarët spara i pranojnë të metat…? 

Në fakt në hyrje të librit unë kam shkruar jo vetëm të metat por edhe anët pozitive.

Në çfarë sensi të metat? 

Në sensin që po nuk i njohe plagët ku i ke nuk i shëron. Duhet një lloj diagnostikimi. E nëse ky lloj diagnostikimi pretendoj se është bërë disi, atëherë i bie që ne ta vëmë gishtin mbi plagë, e të dimë se çfarë duhet ta kemi ndryshe. Por, që flasim për veten flasim. Disa herë e ngremë veten shumë lart, disa herë e nënvlerësojmë veten. Të dyja këto hasen ndër ne edhe kompleks superioriteti edhe inferioriteti.

 Gati gjysmë shekulli komunizëm. Cilët janë pasojat që komunizmi u ka lënë shqiptarëve?

Kjo është baza që mund ta bëjë librin interesant. Madje po të kemi parasysh si kemi qenë, duke marrë për bazë përshkrimet e Nolit, Eqrem Bej Vlorës, Konicës shohim që kemi pasur disa tipare që ndër shekuj nuk kanë ndryshuar shumë. Por kemi pasi edhe tipare të tjera që janë shformësuar, nën ndikimin e diktaturës, sistemeve, njerëzve që na kanë komanduar, apo drejtuar më shumë. Në këtë sens i bie që pjesa e diktaturës duke qenë gjysmë shekullore, ka një ndikim shumë të madh.

A janë shqiptarët një popull i nënshtruar? 

Ndoshta ky element i nënshtrimit është reminishencë e 50 viteve diktaturë, se po ta shohësh më herët shqiptarët kanë pasur ndofta kryenetsinë tipar bazë, dëshirën për të qenë gjithmonë ata të parët.  Por nga ana tjetër, ka një lloj kontradiksioni, pasi po ky popull ra në një ndrydhje e shtypje 50 vjeçare që e bëri të nënshtrohej shumë. Aq sa brenda familjes kanë ndodhur ngjarje të tilla si vëllai që spiunonte vëllain apo gruaja burrin etj. Por ne kemi pasur dhe pjesën e kryenensisë dikur por edhe atë që është një lloj nënshtrimi për një kohë të gjatë, por që unë mendoj se reminishencat e asaj periudhe janë ende prezente sot.

Të ligjve…armiqve të mi që me ligësitë e tyre më bënë të ndjehem më i fortë por edhe ta njoh më mirë psikologjinë e shqiptarëve shkruani ju në dedikimin e faqes së parë të këtij libri…?

Unë e kam thënë edhe në një promovim tjetër që e kam pasur me thepa jetën. Por janë pjesë e jetës. Ka një shprehje të bukur Cërcilli i cili thotë se : Nëse jeta nuk do të ishte me mjaft probleme e të papritura do ti vinte fundi shumë shpejt. Në këtë sens e them që armiqtë të ndihmojnë. E para njeriu mëson ta dallojë më mirë të mirën nga e keqja, mëson ti rezistojë së keqes. Nëse unë jam goditur dhe fizikisht edhe shpirtërisht në mjaft raste, mund të ketë pasur ndonjë njeri që më ka rekomanduar të iki nga ky vend, flas miq apo i afërm. Por rrugën e gjeta duke ndenjur këtu e duke vazhduar përpjekjet e mia duke pasur edhe miq edhe armiq gjë që është e natyrshme për këdo. Por ndonjëherë kur armiqtë janë shumë të egër mund të të marrin edhe jetën apo të shkatërrojnë shpirtërisht. Të paktën unë mbijeto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORRUPSIONI NË SPITALE/ Nga "100 mijë lekë për letrat e KEMPIT" tek sekseri që... (RASTET)
Previous article ANKTH TE INTERI/ Icardi humb Genoan

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT