Kohët e fundit po qarkullon një fenomen i ri, ai i fëmijëve “gender-neutral”. Pra, djemtë nuk mësohen si të sillen si djem dhe vajzat nuk mësohen të sillen si vajza.
Këtë gjë po bën edhe këngëtarja e njohur, Pink, e cila në një intervistë për “The People” ka treguar metodën me të cilën po rrit fëmijët e saj, Willow dhe Jameson.
“Ne jemi një familje që nuk kemi nevojë për etiketa siç është gjinia”, – shprehet Pink. “Javën e kaluar, Willow më tha: Mami, unë do të martohem me një grua afrikane!, – dhe në fakt më pëlqeu kjo gjë.”
“Një ditë shkova te shkolla e saj dhe pashë që kishte tualete “gender neutral” dhe u impresionova të them të drejtën. I bëra një foto dhe shkruajta, “Progres”. Mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet bërë. Jo etika dhe të tjera gjëra që na ndajnë”
Kjo nuk është hera e parë që Pink bën deklarata të tilla, pasi edhe në VMAs këtë vit, ajo u shfaq në të gjitha mediat për shkak të deklaratës së saj mbi femrat dhe paragjykimet./ bliz


