I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për deklaratën e dhënë ditën e sotme në media.
Tahiri ka thënë se ka pritur një vit për të reaguar sepse nuk ka dashur të flasë pa fakte dhe se ka pritur që të marrë një përgjigje nga prokuroria e Italisë.
“Hetimet sot janë zgjatur 4 herë me pretendimin se presin letrën nga prokuroria, në një vit prokuroria s’më ka thirrur kurrë, mbase dhe mund t’u thoja që jam trafikant, por s’më ka thirrur kurrë. Tani që kam hetimin nga Italia në dorë, unë dola e thashë”, tha Tahiri.
“Dua që Prokuroria të mos e zvarrisë më këtë çështje duke thënë se presin përgjigje nga Italia. Nuk po them që hetimet të mbyllen edhe këtu meqë i mbylli Italia, por të bëhet drejtësi ama”, deklaroi ish-ministri.
Sajmir Tahiri foli edhe për lidhje me ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ku tha se beson se është i pafajshëm dhe në rast të kundërt, ky i fundit ka abuzuar me besimin e tij.
“Vetëm njërin njoh nga ata që ka qenë drejtues, se ata të tjetër nuk i njoh. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”.
Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
*Ju kanë akuzuar se keni marrë një shalë kali 8 mijë euro…
Shumë broçkull kjo për ta besuar ti, megjithatë… janë gjera që i kam bërë që pa filluar politikën, dhe do vazhdoj t’i bëj sepse jeta ime private vazhdon, dhe unë nuk kam pse t’i ndaloj. Akuza është shumë banale dhe kush e njeh kalërimin e di që kjo akuzë është shumë për të qeshur.
*Dorë e zezë që me paratë e oligarkëve bredh në çdo tryezë emisioni, çfarë donit të thonit me këtë?
Gjatë kësaj kohe, shumë ujë ka rrjedhur… në këtë studio janë bërë dhjetëra emisione, dhe i vetmi që ka heshtur jam unë. Nuk e kam bërë pa shkak, por sepse kam menduar që nuk duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur për shkak të detyrës dhe ngarkesës politike. Kam heshtur edhe ndaj njerëzve që kanë përmendur emrin tim.
*Partia ju lëshoj, ju përjashtoi nga grupi parlamentar, është e vështirë të notosh i vetëm..
Partia ju lëshon thoni ju, por mua kjo thënie as nuk më ngroh as më ftoh, nuk e dua partinë time për të më mbështetur. Do preferoja hetimin sesa lirimin me kusht qoftë dhe kushte të vendosura nga partia ime. Nuk ka asnjë mllef nga ato që thash sot, ka vetëm arsye. Kam pritur një vit që hetimi në Itali dhe në Shqipëri të kishte një përfundim dhe unë të mos flisja me fjalët e mia, unë sot kam një vendim në dorë të antimafias së Italisë.
Hetimet sot janë zgjatur 4 herë me pretendimin se presin letrën nga prokuroria, në një vit prokuroria s’më ka thirrur kurrë, mbase dhe mund t’u thoja që jam trafikant, por s’më ka thirrur kurrë. Tani që kam hetimin në dorë, unë dola e thashë.
*Rama nga e dinte këtë përfundim?
E vërteta nuk e bën dot xhiron e gënjeshtrës, por besoj se e vërteta shkon te veshi i njerëzve edhe sikur të mos duan. Unë deri sot do isha në burg, dhe pa asnjë fakt e pa asnjë provë, unë prapë do isha në burg.
Nuk e kam sulmuar prokurorinë për sa kohë jam vetë në hetim.
Do preferoja që prokuroria të më thërriste ditë për ditë por nuk dua të nxjerrë çerek lajmesh vetëm për të më baltosur
*Është mbyllur çështja në Itali sepse prokuroria atje thotë se nuk përfshiheni në Itali, por kjo nuk do të thotë që hetimi nuk duhet bërë këtu
Dua që Prokuroria të mos e zvarrisë më këtë çështje duke thënë se presin përgjigje nga Italia. Nuk po them që hetimet të mbyllen edhe këtu meqë i mbylli Italia, por të bëhet drejtësi ama.
*Janë në arrati katër ish-zyrtarë të policisë që i keni emëruar ju…
Vetëm njërin njoh nga ata që ka qenë drejtues, ( Jaeld Çela), se ata të tjetër nuk i njoh. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”.
Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi.



