Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se PSD’ja është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për rezolutën për dialogun me Serbinë.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimet për ta bartur procesin e dialogut.
“Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës”, ka shkruar Sejdiu.
Ky është postimi i plotë i Sejdiut:
Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës. Të gjithë deputetët e PSD-së, pa asnjë përjashtim.
Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës.
Koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtjesor për procesin e dialogut me Serbinë


