Protesta është menduar si fishkëllimë protestuese kundër mbështetjes shtetërore të kriminelëve të luftës, nxitje në lufta të reja dhe represeionit mbi aktivistët për të dejtat e njeriut.
Në qendër të Beogradit, në parkun para ndërtesës së Kryesisë së Serbisë, ka filluar një tubim protestues “Gjithmonë pipi, kurrë më pushka!”, të cilin e ka organizuar organizata joqevceritare Iniciativa e të rinjve për të drejta të njeriut, transmeton gazetametro.net.
Protesta, sipas kumtesës së Iniciativës së të rinjve, siç e transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, është menduar si fishkëllimë protestuese kundër mbështetjes shtetërore të kriminelëve të luftës, nxitje në lufta të reja dhe represeionit mbi aktivistët për të dejtat e njeriut.
“Shkas për protestë është fushata e vazhdueshme e promovimit të kriminelëve të luftës dhe paralajmërimi i luftave të reja, i cili është ngjallur me botimin e librit të Nebojsa Pavkovicit e Vladimir Lazarevicit nga ana e Ministrisë së mbrojtjes”, thuhët në kumtesë.
Ndër librat e publikuar përmendet edhe ai “Korpusi i Prishtinës 1998 – 1999” e paraqitur si “dëshmi e komnadantëve të luftës” – ndër të cilët edhe e gjeneralit Vladimir Lazarevic, i cili ka vuajtur 14 vjet burg për shkak të krimeve të luftës ndaj civilëve në Kosovës.


