• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Florentina, 32 vite në errësirë. Mësuesja: Nuk shikoj me sy, por me mendje dhe shpirt
Home
Sociale

VIDEO/ Florentina, 32 vite në errësirë. Mësuesja: Nuk shikoj me sy, por me mendje dhe shpirt

4 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

“Nuk shikoj me sy, por me mendje dhe shpirt.” Kjo është motoja e Florentina Bejdullaj e cila ka humbur shikimin në moshën 5-vjeçare. Ajo tregon jetën e saj në 32 vite ‘errësirë’, punën e saj si mësuese dhe dëshirat që ka për të ardhmen.

Florentina shprehet se nuk mund ta kuptonte se çfare i kishte ndodhur, ndërkohë që tregon vuajtjet që hasën prindërit prej problemit të saj. Pas hapjes së kufijve, në vitin `91 familja e saj emigroi në Greqi në kërkim të mjekëve më të mirë për rikthimin e shikimit të së bijës. Pas 23 viteve në emigracion, ajo dhe familja e saj vendosën që të ktheheshin në Shqipëri. Prej 5 vitesh 37-vjeçarja jeton në Tiranë ku ka mundur të integrohet. Ajo punon si mësuese e gjuhës dhe letërsisë greke pranë një shkolle private. Për mikrofonin tonë ajo thekson se ka vështirësi të mëdha, pothuajse e ka të pamundur të lëvizë vetëm. Infrastruktura, ndryshe nga ajo në Greqi, në vendin tonë pothuajse mungon fare.

Fatkeqësisht në kryeqytet janë vetëm dy rrugë që kanë sinjalistikën e nevojshme për personat e verbër. Një segment i unazës së Vogël si dhe rruga mbrapa Muzeut Kombëtar. Florentina ka një karakter të fortë, mungesa e shikimit për të nuk është pengesë. Një vit më parë ajo ka mbaruar studimet doktorale. Në ndihmë të të verbërve ajo ka shkruar dhe një libër të cilin e nis me kryefjalën e saj që e ka shoqëruar deri më tani: ”Nuk shikoj me sy, por me mendje dhe shpirt.” Dëshira e saj më e madhe është që të punojë për integrimin e fëmijëve të verbër për një arsim gjithë përfshirës. Edhe pse ka aplikuar në shumë institucione shtetërore, ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Florentina nuk është rasti i vetëm që ndesh me problemet që hasin të verbërit. Ajo i bën apel institucioneve shtetërore që të bëjnë sado pak për këta njerëz që dhe ata të ndihen të barabartë me këdo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Halle në familje"/ Plas sherri në Lushnje, nusja refuzon t'i lajë këmbët vjehrrit (VIDEO)
Previous article FOTO/ Pamje të rralla nga "Rolling Hills", shikoni si duket vila luksose e Ermal Mamaqit

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT