Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, pasi dha dorëheqjen pak ditë më parë ka folur për herë të parë për mediat.
Në mbyllje të seancës plenare Xhafaj u pyet nga gazetarët për arsyet e dorëheqjes, por nuk dha shpjegime.
Në ikje e sipër ish-ministri i Brendshëm, u shpreh se ka folur aq shumë sa ishte e kotë të bënte një koment tjetër.
DEKLARATA E XHAFAJT
Pse e keni dhënë dorëheqjen?
Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera.
Nuk kemi kuptuar asgjë
Ah, nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë.


