Një tjetër rast korrupsioni ka ndodhur ditën e sotem qytetin e Elbasanit ku një infermiere e spitalit psikiatrik të Elbasanit kërkonte “100 mijë lekë për letrat e kempit.
50 vjeçarja Shpresa Tollumi është arrestuar nga policia me akuzën e “Korrupsionit Pasiv”.
Rastet ku ngjarje të tilla të korrupsionit kanë ndodhur dhe nuk janë të pakta ndonëse vijnë si shkaqe të rrogës së tyre ose të “lakmisë” për sa më shumë para.
Alpenews.al ju sjell disa nga raste e infermierëve ose mjekëve të cilët ja në kapur duke marrë para në këmbim të KEMPIT :
Çfarë ndodhi sot:
1 TETOR 2018
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një infermiere të Spitalit Psikiatrik. Shpresa Tollumi 50 vjeç u arrestua me akuzën e korrupsionit pasiv.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetësia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.
10 TETOR 2017
Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me një komisioner të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e sekserit, duke ai i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milionë lekë të vjetra.
12 SHKURT 2015
Thoma Koçi 65 vjeç është arrestuar nga blutë e Vlorës në flagrancë në kushtet e “Korrupsionit Pasiv”. Rreth mesditës së sotme policia e Vlorës ka arrestuar mjekun neurolog Thoma Koçi me akuzën e korrupsionit pasiv pas një sërë kallëzimesh të marra nga qytetarë të ndryshëm të cilëve Koçi u kishte kërkuar para në këmbim të Dhënies së vendimit për përcaktimin e shkallës së invaliditetit.
/AlpeNews.al





