• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI/ Mazhoranca miraton dy të zgjedhurit e PS-së për KQZ, ja votat që morën
Home
Politikë

KUVENDI/ Mazhoranca miraton dy të zgjedhurit e PS-së për KQZ, ja votat që morën

1 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Pas nje votimi te fshehte, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me votat e maxhorances dy anetaret e rinj te PS per ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Ne seancen e sotme plenare, pas fjales se kreut te gruoit te PS-se, Taulant Balla qe beri prezantimin e dy kandidaturave dhe kerkoi voten e kolegeve, kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim dy anetaret e rinj, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

kqz

Sipas formulës së KQZ-së, nga shtatë anëtarë, katër kandidatë i takojnë PS-së. Me rikandidimin e Skënderit dhe propozimin për Bitrin, PS-ja bëhet me katër anëtarë në KQZ. Konkretisht: Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba.

Ndërsa në krahun e opozitës situata duket më e ndërlikuar. Nga tre anëtarë që i takojnë opozitës, sipas Kodit Zgjedhor, dy i propozon partia e parë parlamentare e opozitës dhe një partia e dytë parlamentare e opozitës.

Por aktualisht KQZ-ja drejtohet nga një anëtar i propozuar nga opozita, i caktuar pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017. Konkretisht, nga Klement Zguri. Ndërsa dy anëtarët e tjerë, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, për të cilët është hapur edhe vakanca, pritet të ketë një debat brenda opozitës. LSI-ja ka të drejtë të kërkojë anëtarin e saj në KQZ si partia e dytë me 18 deputetë e pakicës parlamentare.

PD-ja do të duhet të zgjedhë nëse një prej dy propozimeve të saj do t’ia lërë LSI-së. Nuk dihet nëse brenda opozitës do të ketë një marrëveshje për këtë çështje, por ajo që është e sigurt është që KQZ-ja tanimë nuk është në ngërç institucional.

Aktualisht, KQZ-ja ka të mandatuar vetëm 3 anëtarë nga 4 që është numri minimal për të zhvilluar mbledhjen. Me propozimin e dy anëtarëve nga PS-ja, bëhet edhe zhbllokimi institucional i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ ZIDANE ndez ëndrrat e TIFOZËVE të "djegur" për Champions: Shpresoj të kthehem në...
Previous article U AKSIDENTUA ME PEMËN/ Gruaja e plagosur mbijeton 6 ditë në shkretëtirë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT