• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORCA E TURQISË”/ Erdoğan: Kemi filluar punimet për sistemin e mbrojtjes ajrore
Home
Nderkombetare

“FORCA E TURQISË”/ Erdoğan: Kemi filluar punimet për sistemin e mbrojtjes ajrore

1 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se “Turqia ka nisur punimet për formimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes ajorore nga raketat me rreze të gjatë”, raporton Anadolu Agency.

“Kanë filluar punimet për formimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes ajorore nga raketat me rreze të gjatë. Dëshiroj që sistemi kombëtar i mbrojtjes ajrore ndaj raketave me rreze të gjatë, të cilën e kemi nisur me emrin ‘Siper‘ të shërbejë për mirë”, tha presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e hapjes së infrastrukturës së zhvillimit të teknologjisë kombëtare të organizuar në ndërtesën e TÜBİTAK SAGE në Ankara.

“Turqia po përparon me shpejtësi drejt arritjes së niveleve të larta në të gjitha fushat e teknologjive të mbrojtjes, aviacionit dhe asaj hapësinore. Pjesa e prodhimit vendor në industrinë e mbrojtjes së Turqisë është 65 për qind dhe ne do ta rrisim gjithashtu atë”, tha Erdoğan.

Në vijim presidenti turk tha se, “Ne e dimë se një nga arsyet që qëndrojnë pas sulmeve që janë intensifikuar në vitet e fundit kundër Turqisë është reagimi ndaj politikave të pavarura që ne kemi zbatuar”.

“Mund ta arrijmë dhe do të arrijmë objektivin e Turqisë së pavarur dhe të fortë duke vazhduar pa ndërprerë veprimet kombëtare që i kemi filluar në industrinë tonë të mbrojtjes”, shtoi ai.

“Në kohën aktuale duhet të zhvillojmë teknologjinë vendase në të gjithë fushat për të patur baza të forta të pavarësisë. Ashtu sikurse në industrinë e mbrojtjes, nuk kemi alternativë tjetër përpos se të bëhemi një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton teknologji të mjaftueshme edhe në fusha të tjera. Deri tani kemi prodhuar dronë të paarmatosur (IHA) dhe ato të armatosur (SIHA) dhe shpresojmë se do të përparojmë edhe më tej. Ne po nxitim nëpërmjet programeve të ndryshme kthimin e shkencëtarëve dhe ekspertëve në vend në mënyrë që të ofrojnë kontribute në projektet që kanë vlera strategjike për vendin tonë”, tha Erdoğan.

Në lidhje me përparimet që Turqia ka shënuar në zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë kombëtare, Erdoğan tha se kanë arritur rezultate të rëndësishme kryesisht në sistemin vëzhgues me rezulucion të lartë, sistemet satelitore dhe nënsistemet e komunikimit, sistemet e lëshimit të satelitëve, si dhe në sistemet e përpunimit të të dhënave satelitore, ruajtjen dhe sistemet e mbështetjes së informacionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJEDHJE, GRABITJE DHE KËRCËNIME/ Prokuroria italiane "FUNDOS" 4 "SKIFTERAT" shqiptarë (EMRAT)
Previous article NDRYSHIMET TEK TATIMI MBI TË ARDHURAT/ Çfarë taksohet 15% dhe 8 %

Isa.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT