• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË SHKODËR/ Detajet e REJA: Si u vra Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte, ja edhe fati i një dëshmitari
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI NË SHKODËR/ Detajet e REJA: Si u vra Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte, ja edhe fati i një dëshmitari

1 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba. Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.

Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënës, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.

Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici.

Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyer më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.

Kur pista e gjobëvënës dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.

Por, Top Story ngrin dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?

Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ De Biazi u përgjigjet kritikëve të Strakoshës: Shihni Donarumën…
Previous article FANTASTIKE/ Ky spital maskoi për Halloween pacientët e tij më të vegjël (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT