• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DAJË E NIP TË ZHDUKUR PREJ GUSHTIT/ Rrëfehen familjarët: Ja si e rrëmbyen Gëzim Hysajn në lagjen Dobraç
Home
Sociale

DAJË E NIP TË ZHDUKUR PREJ GUSHTIT/ Rrëfehen familjarët: Ja si e rrëmbyen Gëzim Hysajn në lagjen Dobraç

31 October, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Një ngjarje që Top Story solli në vëmendje ishte ajo e ndodhur në fshatin Myselim në Postrib me datë 23 Gusht 2018. Në këtë ditë u zhdukën nga banesat dajë e nip Gëzim Hysaj dhe nipi Agron Mollaj. Ngjarja fillimisht kaloi në heshtje, por pas rreth një jave, familjarët e tyre reaguan për mediat.

Top Story hyri në banesën e Gëzimit, bashkëshortja e tij Sajmira qëndron ende me sytë nga dera. Edhe pse shpresat e saj që bashkëshorti të kthehet i gjallë thuajse janë shuar, ajo pret të paktën të dëgjojë qoftë edhe lajmin e keq…

E lodhur dhe e drobitur shpirtërisht, Sajmira e ka të pamundur të flasë para kameras. Ajo tregon për Top Story se sa herë dëgjon që dikush afrohet te dera, e kapin të dridhurat për të pritur lajmin.

Qemali, rrëfen ekskluzivisht për Top Story, atë që kishte ndodhur natën e zhdukjes së vëllait të tij Gëzim Hysajt.

“Pasdite na thotë që më kërkon një shok, Faroku, i thotë gruas së tij: Më bëj bukën gati se po vi”, iku dhe nuk u kthy më”, rrëfen vëllai i Gëzim Hysaj.

Por, personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë…

Teksa muajt kanë kaluar, në familjen e Gëzimit shpresa mungon, dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi.

“Të gjendet të paktën një shenjë, por varet se nga i kanë tretur ata”, – thotë i vëllai.

Vëllai i tij, zbulon për Top Story detaje të pathëna lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ai zbulon se nipi i Gëzimit, Agron Mollaj, i zhdukur në të njëjtën mbrëmje, ka qenë i përfshirë në një konflikt të hershëm.
“Para 20 vitesh, në një klub, kanë qenë vrarë nja dy persona, dhe dyshojmë se ato mund ta kenë bërë këtë lojë”, tha i vëllai.

Mes zonave ku është kërkuar për gjetjen e Gëzimit dhe nipit të tij Agronit, ishte edhe Dobraçi…

“Në Dobraç i kanë prerë përpara, i kanë këputur kamerat e sigurisë… edhe dritat… në atë kohë e kanë bërë veprimin ato banditët”, tha i vëllai.

Dyshimet janë se këta dy persona, pra Gëzimi dhe nipi i tij Agroni, janë vrarë për shkak të përplasjeve mes fiseve Lici dhe Bajri.

“Banorët e zonës kanë qenë aty, nuk flasin asnjë. asnjë nuk flet… kanë frikë…”, tha i vëllai.

Familja e Agron Mollajt nga Dobraçi, ka marrë kërcënime edhe pas zhdukjes së tij. Djali 19-vjeçar i Agronit, ka kërkuar ndihmë nga kryetari i shoqatës së “Misionareve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”.

:Është takuar me mua, më tha që: “Më kanë njoftuar dhe mua se do të kesh fatin e babas dhe dua të largohem”. I bëra letrën se si rrezikohet jeta në Shqipëri, dhe me sa di unë është larguar nga ky vend”, – tha për Top Story Nikollë Shullani, Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Probleme me mbetjen shtatzënë? Provoni këto 5 mënyra
Previous article "MU DESH QË..."/ Artan Hoxha: Ja si u lidha me fisin Bajri, ndërrova 3 makina deri në Shkodër

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi Aktualitet

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital Aktualitet

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT