Policia italiane ka goditur një grup të trafikut të lëndëve narkotike, ku në pranga kanë rënë dhe 8 shqiptarë.
Sipas mediave në Itali mësohet se bëhet fjalë për një bandë ku shumica e anëtarëve ishin shqiptarë, por kishte dhe shtetas të kombësive të tjera, pasi u arrestuan 10 persona gjithësej.
Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës.
Pas operacionit të karabinierëve, shqiptarët dhe dy shtetasit e tjerë janë ndaluar në Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.
Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në zonën e Canegrate.
Shqiptarët e arrestuar: Kastriot Mehmeti, Leonard Kala, Pllumb Delaj, Ilir Aliu, nipin e tij Xhuliano Aliu Ina Çela, ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.




