• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E SALIANJIT/ Reagon Dako: Peshku paska nxjerrë sot LARVËN. Edhe Grida…
Home
Politikë

AKUZAT E SALIANJIT/ Reagon Dako: Peshku paska nxjerrë sot LARVËN. Edhe Grida…

31 October, 2018 F.autor Politikë

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit, pasi ky i fundit hodhi akuza për emërime abuzive në bashki.

Dako në një postim në Facebook, shkruan se  gjyqi i ndan këto muhabete

Dako ne Opinion

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh”, shkruan Dako në Facebook.

‘Dako të arrestohet’, Salianji flet me emra: Me çfarë kriteresh emëroi…

Ne nje deklarate per mediat, deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar se Vangjush Dako i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet në Durrës për blerjene votave për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Ai shtoi se “krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë”.

“Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet”, u shpreh Salianji.salianji

Deklarata e plote:

Nën drejtimin e bashkisë nga Vangjush Dako, Durrësi është ndarë në parcela të krimit me një qëllim të vetëm: blerjen dhe sigurimin e votave për pushtetin e Edi Ramës.

Përgjimet në dosjen 339 faktojnë se Vangjush Dako pasi i ka shpërndarë kriminelët për të kërcënuar votuesit dhe për të blerë vota, i ka shpërblyer ata me pasuri dhe pushtet në Durrës.

Vangjush Dako, njësoj si Edi Rama, është peng i krimit.

I vetmi ndryshim mes tyre është se për Edi Ramën nuk kanë dalë akoma përgjimet me kriminelët, ndërsa për Vangjush Dakon, tani e kemi të provuar se i lutet kreut të bandës së Avdylajve për takim falenderues pas zgjedhjeve, ushtarët me të cilët Dako komunikon refuzojnë ta shqetësojnë bosin.

Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por Partia Demokratike provoi se Avdyljat kishin plazh privat në Durrës.

Vangjush Dako, përveç përpëlitjeve qesharake, nuk tha cili është roli i tij në zgjerimin e biznesit të Avdylajve.

A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit.

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.

Po persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si:

Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?

Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit ?

Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës?

Mbi çfarë kriteresh i kanë përfituar ata privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?

Për këtë ka vetëm një përgjigje. Krimi elektoral i lidh të gjithë këta bashkë.

Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë!

Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi KTHEHET NË STËRVITJE/ Me Interin nuk do të jetë
Previous article NASER ALIJI LË PAS PROBLEMET FAMILJARE/ Firmos me ekipin ku u bë legjendë Demollari

F.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT