• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EKSTREMISTI”/ Provokimi i fundit i Kacifës: Jemi racë e shenjtë, Gjirokastra, Korça dhe Vlora janë greke! (FOTO)
Home
Breaking News

“EKSTREMISTI”/ Provokimi i fundit i Kacifës: Jemi racë e shenjtë, Gjirokastra, Korça dhe Vlora janë greke! (FOTO)

31 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende pa u mbyllur jehona për ngjarjen e Bularatit, dalin të tjera detaje mbi të shkuarën e Konstantin Kacifës, i vrarë të dielën gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

35-vjeçari, i divorcuar me një fëmijë, anëtar i “Agimit të Artë” dhe forcave ushtarake të Greqisë, në fakt njihej për prirjet e tij ekstreme.

Në profilin e tij në “Facebook”, në javën përpara se të mbetej i vrarë pasi qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA, Kacifa kishte publikuar një numër fotosh dhe statusesh radikale.

Në njërën prej tyre, ai kishte vendosur një numër armësh luftarake, midis tyre një kallashnikov dhe disa karikatorë të mbushur, mbi flamurin e Verio Epirit, duke thënë se ishte i gatshëm të vdiste për Greqinë e Madhe.

Në të tjerë postime, ai tregonte veten se si vendoste në fshatrat e jugut flamunj provokues të Vorio Epirit, ndërsa në një tjetër postim, publikonte një hartë të Greqisë së Madhe, e cila përfshinte midis të tjerash, edhe Korçën, Gjirokastrën, Përmetin, Sarandën e deri në Vlorë.

Në këtë postim, Kafcifa shkruante se “Grekët janë racë e shenjtë”, e se me doemos, duhet të çliroheshin këto qytete greke nga “barbarët”.

Ndërkohë, vrasja e tij nga forcat policore vazhdon të jetë një objekt debati midis dy shteteve tona.

Ministria e Jashtme e Greqisë dënoi ngjarjen, ndërsa kërkon një hetim të plotë për vrasjen e “pajustifikuar” të 35-vjeçarit.

Ndërkohë, shteti shqiptar është përgjigjur me një notë diplomatike, në të cilën dënon ashpër qëndrimin e Athinës Zyrtare, duke thënë se “tentativa për të politizuar këtë ngjarje është e turpshme”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASTRIMI I MUSHKËRIVE/ Ja cila është mënyra e duhur
Previous article E EKZAGJERON ME VESHJET TRANSPARENTE/ Meghan Markles i duket të brendshmet (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT