• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ “GRE-HOT” shkatërron bandën e trafikut të qenieve njerëzore, 5 në pranga (EMRAT)
Home
Breaking News

E FUNDIT/ “GRE-HOT” shkatërron bandën e trafikut të qenieve njerëzore, 5 në pranga (EMRAT)

31 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “GRE-HOT”, ndersa ne pranga perfunduan 5 shtetas për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nderkohe nje tjeter person u shpall në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRE-HOT” ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe

Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë

Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

* 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj.
* një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar
*dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 110/a dhe 298/3 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITA" E VETINGUT/ Konfirmohet në detyrë prokurori i çështjes "Hajdari", Sokol Stojani
Previous article DUHET TI DINI/ Ja kush janë zonat erogjene më të ndjeshme tek meshkujt

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT