• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Moti i keq gjunjëzon Evropën, ja dëmet nga Austria në Francë, Itali, Slloveni e Spanjë
Home
Nderkombetare

ALARMI/ Moti i keq gjunjëzon Evropën, ja dëmet nga Austria në Francë, Itali, Slloveni e Spanjë

31 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Vala e motit të keq ka gjunjëzuar disa shtete europiane, ku vetëm në Itali regjistrohen 10 të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra banesa në kontinent vijojnë mungesën e energjisë elektrike.

Në Austri, një pjesë e çative mesjetare që simbolizojnë shtëpitë e Salzburgut janë marrë nga erërat e forta që arritën shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë.

Më në jug, mbrojtja civile i bëri thirrje të hënën në darkë rreth 500 banorëve të Muhr të qëndronin në shtëpi dhe të qëndronin në katet e sipërme nga frika e rritjes së nivelit të lumenjve që kanë çuar në bllokimin e akseve në qytezë.

“Prej dekadash të tëra nuk kam përjetuar një situatë të tillë”, pohon në radion publike ‘’ORF’’ Martin Guggenberger, komandanti i forcave zjarrfikëse në një komunë të kësaj zone ku shumë rrugë dytësore janë bllokuar dhe rreth 10 000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Në Slloveni, vendi ka lëshuar ‘’alarmin e kuq’’ prej së hënës, një serfist rezulton i zhdukur, ndërsa në Kroaci, qyteti port të Rijekës është përmbytur dhe shumë linja hekurudhore janë ndërprerë.

Në kantonin zviceran të Ticinos, shumë rrugë janë të pakalueshme, të përmbytura apo të bllokuara nga rrëzimi i pemëve.

Në Francë, dëbora që ka rënë në qendër të vendit ka bllokuar më shumë se 2 000 automjete në Masivin Qendror dhe 200 000 shtëpi vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Në Korsikë, 21 000 shtëpi vijojnë edhe sot të jenë pa energji elektrike, autoritetet po hartojnë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë.

Në Spanjë reshjet e dëborës në Asturia (veri) kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, 4.700 banesa janë pa energji elektrike, sipas autoriteteve, përcjell Atsh.

Në Republikën Çeke trafiku hekurudhor vijon të ketë vonesa sot në mëngjes pas erërave të forta që kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve mbi linjat hekurudhore dhe rreth 30 000 persona janë pa energji elektrike, sipas kompanisë publike të energjisë elektrike CEZ

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT GREK/ Ekspertizë e thelluar mbi trupin e Kaçifas, nuk varroset derisa të mbyllet hetimi
Previous article E PABESUESHME/ Ja sa PARA përfitojnë Messi, Ronaldo dhe Neymar vetëm nga një postim në Instagram

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT