• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Thaçi dërgon mesazhe nga Bjellorusia, Kosova dhe Serbia janë në kërkim të paqes
Home
Rajon

DEBATI I KUFIJVE/ Thaçi dërgon mesazhe nga Bjellorusia, Kosova dhe Serbia janë në kërkim të paqes

31 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Tash është koha e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Presidenti Hashim Thaçi në kryeqytetin bjellorus.

Presidenti Thaçi po qëndron me Bjellorusi, ku po zhvillohen punimet për Konferencën e Sigurisë së Munihut. Aty Presidenti Thaci u ka folur për marrëveshjen që ai do ta arrijë me Serbinë.

“Bota ka ndryshuar. Evropa është në udhëkryq, me zhvillime të shumta të cilat shtrojnë pikëpyetje për të ardhmen. Ballkani Perëndimor ka mbetur i lënë në një situatë të paqartë. Në këtë realitet, Kosova dhe Serbia e gjejnë veten në kërkim të një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Jemi duke i shqyrtuar të gjitha idetë. Sa i përket marrëveshjes, për asgjë nuk jemi marrë vesh akoma”.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e vështirë, u shpreh Presidenti Thaçi, njofton zyra e tij.

Tutje Presidenti u ka shprehur bjellorusëve dhe ndërkombëtarëve pjesëmarrës opztimizmin e tij

“Por, edhe në rrethana të tilla unë shoh dritë në fund të tunelit. Pse? Fillimisht, të dy shtetet, për këtë jam i bindur, e dinë se nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë ashtu siç janë sot. Status quo-ja e tanishme nuk mund të mbahet më. Konflikti i tanishëm i ngrirë i dëmton të dy vendet në të gjitha fushat e jetës, në integrim, zhvillim ekonomik, në siguri”.

Kreu i shtetit ka thënë se dialogu ka marrë mbështetje, por edhe disa kritika në vendet tona dhe ndërkombëtarisht.

“Nuk kam problem me këtë. Ishte e pritshme. Kritikat janë të shëndetshme për debatin e përgjithshëm, por edhe për vetë procesin. Posaçërisht, për një transparencë më të madhe dhe për përgjegjësi më të madhe të lidershipit, në të dy vendet. Në këtë proces, gjëja më e lehtë është të kritikosh. Dhe gjëja më e vështirë është të gjesh mënyrën për të arritur deri te marrëveshja. Duke arritur marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të kemi më pak populizëm në rajonin tonë. Më pak nacionalizëm. Më pak zëra që thërrasin për luftë dhe tragjedi. Më pak urrejtje dhe hakmarrje”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi shtoi se qëllimi kryesor i procesit të dialogut është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore për njohje të ndërsjellë dhe ulëse të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Marrëveshja duhet të jetë për normalizim dhe pajtim në mes të dy vendeve dhe dy popujve. Një marrëveshje, e cila është e obligueshme ndërkombëtarisht në mënyrë ligjore. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen e dyanshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje, kjo dhe çfarëdo marrëveshje tjetër nuk do të kenë kuptim. Marrëveshja duhet të jetë përfundimtare, jo e përkohshme. Duhet të jetë një marrëveshje, e cila do t’i sjellë më shumë rehati fqinjëve tanë dhe mbarë rajonit. Më lejoni të jem shumë i qartë rreth pikës së mëposhtme: nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike dhe nuk do të ketë shkëmbim të popullatës në mes të dy vendeve. Do ta ruajmë shpirtin shumetnik dhe realitetin e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në Konferencën e Sigurisë së Munihut, që po i zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë, presidenti i vendit ka thënë se tani është momentumi i duhur për të vepruar drejt arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Ja sa PARA përfitojnë Messi, Ronaldo dhe Neymar vetëm nga një postim në Instagram
Previous article "K*RVË, GEJ"/ Reperi shqiptar ofendon rëndë Ledri Vulën (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT