• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI I PAZAKONTË/ 13 vjeçari që u dënua me 30 vjet burgim, akuzohej se ishte bërë ballist që 9-vjeç
Home
Dossier

RASTI I PAZAKONTË/ 13 vjeçari që u dënua me 30 vjet burgim, akuzohej se ishte bërë ballist që 9-vjeç

31 October, 2018 Isa.Autor Dossier

Gjatë evidentimit të personave të dënuar me burgim dhe me vdekje gjatë diktaturës komuniste, hasa këto ditë edhe një rast të jashtëzakonshëm, arrestimin e një 13-vjeçari.

Më parë kisha hasur raste të dënimeve për arsye politike të moshave 15-16 vjeç. 13 vjeçari Feti Sadik Tutulli, lindur në vitin 1933 në Trebinjë të Mokrës, u arrestua më 15.6.1946. Së bashku me të u arrestua më 27.6.1946 edhe kushëriri i parë 26 vjeçari Irfan Xhelo Çela nga Selcka.

Prokuroria e Gjykatës Ushtarake Korçë i akuzonte se ishin bërë anëtarë të Ballit Kombëtar qysh në krijim të tij dhe kishin marrë pjesë në luftime kundër partizanëve. D.th.th, 13 vjeçari që në vitin 1942 ka qenë 9 vjeç ishte anëtarësuar në forumet e Ballit Kombëtar dhe qysh këtë kohë kishte marrë armën kundër partizanëve. Babai i Fetiut ishte njëri prej të vrarëve nga komunistët në masakrën e Dunicës në mars 1944.

Në deklarimin përpara gjykatës ushtarake, 13 vjeçari mohoi të kishte qenë anëtar organizate apo të kishte djegur shtëpi. Në përfundim Gjykata Ushtarake e Korçës e përbërë nga kapiten II Llazi Polena (zëvendëskryetar), kapiten I Agush Gjergjevica dhe kapter Shaban Pogradeci (anëtarë) duke pasur pranë prokurorin kapiten I Misto Bllaci, i deklaroi fajtorë në bazë të ligjit nr.41 “Mbi organizimin e gjykatave ushtarake” dhe me vendimin nr.240, datë 16.8.1946, Irfanin e dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa Fetiun me 30 vjet burgim me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave civile.

Gjithë këta ushtarakë të lartë duke u marrë me një fëmijë. Mbajtja në burg e një 13 vjeçari, apo dërgimi i tij në kampin e Maliqit për të punuar, ishte një turp i madh që shihej e komentohej shumë.

U lirua pas 3 vjetësh dekretin nr.819, datë 27.4.1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.33 i listës në Burgun e Korçës). Megjithatë, menjëherë u internua e sigurisht nuk kaloi një jetë të qetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU IKËN KUR JE NË ORAR PUNE?" Ermali kap "mat" Albanon duke u larguar nga provat (FOTO)
Previous article IU DOGJ MAKINA/ 23 vjeçarja: Zjarri i qëllimshëm, konflikti që kam...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT