• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËRMIRËSIMI/ Gati sistemi që do mundësojë tatimet të gjurmojnë pasuritë e bizneseve
Home
Ekonomi
Biznes

PËRMIRËSIMI/ Gati sistemi që do mundësojë tatimet të gjurmojnë pasuritë e bizneseve

31 October, 2018 F.autor Biznes, Ekonomi

Së shpejti tatimorët do të kenë mundësi që të gjurmojnë pasuritë e tatimpaguesve dhe shit-blerjet e pronave që ata bëjnë, përfshirë burimin e të ardhurave, si një mjet për të verifikuar nëse ata kanë bërë evazion fiskal. Ky gjurmim do të mundësohet përmes sistemit të të monitorimit të transaksioneve të biznesit, tenderi 1.9 miliardë lekë i të cilës u fitua së fundmi nga kompanitë shqiptare Jehona e Datech si dhe kompania kroate Neos d.o.o.

Përmes këtij sistemi, tatimet do të përmirësojnë modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimit, i cili do t’i mundësojë Administratës Tatimore që përmes internetit të ketë një pasqyrë të qartë në secilën llogari, si një mjet për të luftuar evazionin. Ministri i Financave deklaroi së fundmi se nuk do të jetë aspak kusht që kasat aktuale që kanë instaluar bizneset të dalin nga funksioni.

Tatimet do marrin informacion real për pasuritë e bizneseve

Një element i tenderit është gjurmimi i pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës.

 

Projekti

Projekti  për sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit, përfshin Shërbimet e konsulencës (Sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë;. Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo  cash.; etj) si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrstrukturës.

Softueri do të mundësojë:

– krijimin e sistemit për evidentimin dhe ndjekjen e transaksioneve me para ne dore;.

-Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para ne dore;

-Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dore;.

-Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash;

-Pasuria e tatimpaguesve;

-Regjistri i tatimpaguesve me degët e tatimpaguesve.

Synimi i këtij projekti është “Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është rritja e të ardhurave buxhetore dhe zbatimi i kontrollit efektiv mbi transaksionet cash dhe jo cash në Republiken e Shqiperise”, sipas dokumentacionit, në momentin që u hap tenderi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Aksident FATAL në Lezhë-Milot, vdes në vend një burrë (EMRI+FOTO)
Previous article E PAPRITUR/ Këngëtarja e njohur shqiptare ndahet nga bashkëshorti

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT