• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IDEJA E SHKËMBIMIT TË KUFIJVE/ FT: Plani i Vuçiçit dhe Thaçit kërkon kujdes të veçantë
Home
Rajon

IDEJA E SHKËMBIMIT TË KUFIJVE/ FT: Plani i Vuçiçit dhe Thaçit kërkon kujdes të veçantë

30 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Gazeta britanike “Financial Times” ka vlerësuar se zyrtarët e SHBA dhe BE janë gjithnjë e më shumë “të nxehtë” dhe se Berlini “po zbut” qëndrim kur bëhet fjalë për idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, si një zgjidhje e problemit të Kosovës.

Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.”Zgjidhja e situatave konfliktuale shpesh kërkon nga udhëheqësit hapa të guximshëm, madje edhe ato që kanë qenë dikur tabu. Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Serbinë, Kosovën dhe rajonin e gjerë janë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e kujdesshme ndërkombëtare. Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më ‘të ngrohur’ për planin.

Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet”, shkruan gazeta britanike. Financial Times shkruan se historia ka treguar se “prekja” e kufijve në Ballkan është më e rrezikshme se në çdo pjesë të Evropës, por gjithashtu presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij Hashim Thaçi po lëvizin drejt një marrëveshje kyçe që synon normalizimin e marrëdhënieve, e cila përfshin pikërisht korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territorit, transmeton KosovaPress.

Tutje, në analizë thuhet se arritja e marrëveshjes do të nënkuptonte përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe daljen e Kosovës nga “limba ndërkombëtare” në të cilën bazohet në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Në të njëjtën kohë, sipas FT-së, kjo do të kontribuonte në vazhdimin e procesit të eurointegrimit të të gjithë rajonit dhe do të forconte momentin e zgjidhjes së çështjeve komplekse të nisura nga bisedimet për emrin ndërmjet Athinës dhe Shkupit. “Pasoja më e rrezikshme mund të ishte inkurajimi i liderëve të tjerë dhe njerëzve nga rajoni i ish-Jugosllavisë, kryesisht serbëve nga Bosnja, për të rikthyer kufizimet që nuk u pëlqen”, paralajmëron Financial Times. Analiza thotë se të gjitha detajet e planit ende nuk janë të njohura, dhe presidentët Vuçiq dhe Thaçi janë të ftuar të paraqesin idetë e tyre në mënyrë më transparente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?
Previous article Zbulohet në një varr egjiptian/ Djathi më i vjetër në botë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT