• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJOJNË PËRPLASJET/ Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s me teste raketore
Home
Botë

VIJOJNË PËRPLASJET/ Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s me teste raketore

30 October, 2018 Isa.Autor Botë

Rusia planifikon të testojë disa raketa përreth rajonit të gadishullit Skandinav këtë javë, pikërisht në një zonë ku aleanca perëndimore e NATO-s është duke zhvilluar stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që prej fundit të Luftës së Ftohtë, në një lëvizje që shihet si një përshkallëzim tensionesh në veri të Europës.

“Jemi njoftuar javën e kaluar mbi testet e planifikuara raketore të Rusisë, pranë brigjeve të këtushme”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për reporterët e pranishëm në Norvegjinë perëndimore, aty ku po zhvillohet edhe stërvitja e quajtur “Trident Juncture 18”. Stërvitja ka për qëllim të trajnojë aleancën e Atlantikut të Veriut të mbrojë një vend anëtar, në rastin e një agresioni hipotetik.

Duke mobilizuar rreth 50 mijë trupa, 65 anije dhe 250 avionë nga 31 vende, vetëm pak qindra kilometra nga kufiri mes Norvegjisë dhe Rusisë në Arktik, stërvitja ka irrituar së tepërmi Moskën, e cila është zotuar të “hakmerret”.

“Pavarësisht përpjekjeve të vështira nga përfaqësues të aleancës dhe shtetet anëtare të saj, për ta prezantuar këtë aktivitet ushtarak me natyrë mbrojtëse, është më se e qartë se kjo shfaqje force është me natyrë antiruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

Ushtria ruse njoftoi javën e kaluar se do të dërgojë 4 anije në Atlantikun e Veriut për stërvitjen e saj. “Rusia ka një prani domethënëse të forcave detare në këtë zonë, – tha Stoltenberg këtë të martë. – Pres që Rusia të sillet në një mënyrë profesionale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLOGERIA PUBLIKON FOTON E MBULUAR ME GJAK PERIODASH/ Emina Cunmulaj nuk i kursen kritikat: Jo kjo ma shpif...
Previous article "USHTRIME ME MAMIN"/ Aurela Gaçe sapo na mësoi si ti bëjmë fëmijët të duan sportin (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT