• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKUP/ Opozita kërkon amnisti për të akuzuarit e 27 prillit
Home
Rajon

SHKUP/ Opozita kërkon amnisti për të akuzuarit e 27 prillit

30 October, 2018 F.autor Rajon

VMRO-DPMNE partia opozitare maqedonase në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për amnisti për të gjithë personat, që janë përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas propozim-ligjit të VMRO-DPMNE-së parashikohet që të gjithë të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit e rastit të 27 prillit të amnistohen.

“Propozim-ligji është dorëzuar me procedurë të shkurtuar, presim që deputetët e pozitës të jenë konstruktiv në debate dhe të tregojnë se premtimet e tyre nuk janë gënjeshtër kur premtojnë drejtësi dhe pajtim kombëtar. I bëjmë apel edhe kryeministrit Zaev të jetë më aktiv në miratimin e ligjit për amnisti”, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev.

Sipas deputetit Danev me këtë propozim- ligj sigurohet drejtësi për të gjithë, pajtim i vërtet kombëtar në vend të drejtësisë selektive të cilën e propozon LSDM-ja.

“Nëse propozimi për amnistimin e të involvuarve tanë në ngjarjet e 27 Prillit me procedurë të shpejtë nuk kalon në Kuvend do të thotë se qeveria dëshiron të zbatojë drejtësi selektive, një lojë në drejtim për t’i kënaqur ata deputetë që pranuan t’i përkrahin politikat kapitulluese që dalin nga Marrëveshja e Prespës”, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski.

Me ligjin për amnisti parashihet dhe rregullohet mënyra e lirimit nga ndjekja penale, ndalja e hetimeve dhe lirimi i plotë nga mbajtja e burgut.

LSDM: Ligji për amnisti është ndërhyrje në sistemin gjyqësor

Nga LSDM-ja vlerësojnë se propozim-ligji për amnisti është një ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Nuk guxojmë të lejojmë që për zënka partiake ta rrënojnë parimin e sundimit të së drejtës thonë nga LSDM.

“Propozimi i kryesisë anti-perëndimore të VMRO-DPMNE-së, është ndërhyrje brutale në gjyqësi. Si parti përgjegjëse dhe shtetformuese jemi që ta respektojmë principin e shtetit të së drejtës dhe në këtë drejtim mund të flasim për shtrirje të dorës, mund të flasim për pajtim, por në asnjë mënyrë nuk mund të flasim për amnisti, që de-fakto është ndërhyrje në sistemin gjyqësor”, thotë deputeti i LSDM-së Konstadin Kostadinov.

Ligjin për amnisti e miraton parlamenti me 61 vota, ndërkaq si propozues mund të jetë qeveria, një deputet, grup deputetësh, me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimesh e kështu me radhë. Për incidentin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit, ndërsa dy për nxitje.

Në Gjykatën Penale në Shkup edhe krahas propozim ligjit për amnisti vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Ndërkohë që deputetët e opozitës maqedonase kanë propozuar ligjin për amnisti, partitë e mazhorancës me propozim të kryeministrit Zoran Zaev kanë inicuar formimin e komisionit për pajtim, formimi i të cilit nuk do të ndërhynte në kompetencat e sistemit gjyqësor. /DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASKOHET PËR "HALLOWEEN"/ Personazhi i Bes Kallakut do t'ju bëjë të qeshni "me lot" (FOTO)
Previous article U AKUZUAN PËR KËNGË TË VJEDHURA/ Nga vëllezërit Prifti tek Besa Kokëdhima. Çfarë ndodhi me VIPAT

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT