Pak pas publikimit të videos nga momenti kur Konstandinos Katsifas shihet jashtë ambiente të lokalit të fshatit Bularat, ndërsa në dorë mbanë një armë dhe dëgjohen disa të shtëna, edhe mediat greke i kanë transmetuar në edicionet informative.
Siç shkruhet dhe komentohet nga mediat greke, në këto pamje shihet qartë momenti kur Katsifas mundohet t’i shpëtojë sulmit të policisë, ndërsa ai gjuan me armë por nuk është e qartë se në drejtim të kujt.
Në pamjet e transmetuara nga kanali i njohur grek “Antq”, gazetarët e komentojnë këtë video, duke thënë se ai shihet teksa vrapon dhe mundohet të fshihet pas makinave për t’i shpëtuar sulmit të policisë shqiptare.
Ndërkohë nga ana tjetër shtohet se është e vështirë të nxirret një përfundim (një ikonë e qartë) i saktë nga këto pamje, pasi janë të kapura nga një dritare dhe nuk janë fort të qarta.
Në mediat greke thuhet se dëgjohen “rrebeshe” të shtënash ndërsa zhurma vjen nga një distancë e largët, duke shtuar së të shtënat janë regjistruar maksimumi çdo 5 sekonda.


