• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYTJET/ Bilanci, Rama: U dëmtuan 65 ura, në 27 shkolla nuk ka filluar ende mësimi
Home
Sociale

PËRMBYTJET/ Bilanci, Rama: U dëmtuan 65 ura, në 27 shkolla nuk ka filluar ende mësimi

4 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti i Emergjencave Civile njofton se nga përmbytjet janë dëmtuar 65 ura, ndërsa në 27 shkolla ende nuk ka filluar mësimi. Këshilltari i Ramës për sigurinë theksoi se 1552 persona janë shpëtuar, ndërsa mes shumë banesave janë edhe 41 biznese që janë përmbytur në ditët e fundit nga reshjet.
“Vijojmë të mbetemi në emergjencë, por po dalim nga kjo gjendje. Përsa i përket urave të shumta që janë dëmtuar, kjo tregon se furia ka qenë e madhe” tha ai. Kryeministri Rama u shpreh se ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë, që lidhet me reagimin, ndërsa shtoi se askush nuk do të lihet pa kompensuar.

Gjithashtu kryeministri theksoi se do të ketë një nismë ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve që në rast përmbytje të mos mbesin në mëshirë të fatit. Duke u ndalur të shembja e urave, për Ramën kjo tregon gjendjen katastrofike që kaloi vendi, ndërsa do të ndërhyhet në mbrojtjen e shtretërve të lumenjve.

“Duhet të bëjmë disa ndërhyrje të tjera, që janë nënvizuar edhe në ditët e fundit nga ministri i Mjedisit për të marrë masa për afatgjata për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve nga aktivitetet dëmtuese dhe mbjelljen e pemëve ku dëmtimi serioz i pyjeve ka sjellë erozion.

Përparësi është edhe hapja e shkollave dhe marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Jemi i vetmi vend që nuk ka një ligj të tillë dhe njerëzit e prekur mbesin në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti që nuk mund të përballojë gjithçka edhe pse edhe këtë herë do i përballojmë. Nuk do të lëmë askënd pa kompensuar” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Interi te Skënderbeu, ja 7 skuadrat që nuk kanë humbur këtë sezon
Previous article Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Laçit

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT