Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij mesazhin e një qytetari dixhital, ku këtë herë përmendet gruaja e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
“Parukieri dixhital” i ka shkruar Berishës se kur bashkëshortja e Dakos ka qenë në parukeri ajo ka treguar se vërtet Rama shiti Fatmir Xhafajn për burrin e saj, por dhe ata prej vitesh i dërgojnë çanta me euro.
“Gjushi i dergon parate me valixhe Rames! Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. sb
Prshendetje dr ke shume te drejte kur thua se Rama shiti Xhafen per Gjushin kjo esht shume e vertet.Para tre dites isha ne parukeri dhe aty gjeta edhe zonjen Dako e cila po i qahej parukjeres si me ze te ulte duke i thene vertet Rama nuk e leshon Gjushin por edhe ne ama prej vitesh jemi bere si me qene banka e Edi Rames, muaj per muaj i çojme atij hisen por jo me zarfa por me valixhen plote euro. Anonim ju lutem se keta te murosin ne beton”, ka shkruar Sali Berisha.


