• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GREKËT QË REFUZOJNË PROPAGANDËN E MEDIAVE TË TYRE/ Nuk na duhet një Rambo i ç’ekuilibruar për të ngritur flamurin tonë!
Home
Breaking News

GREKËT QË REFUZOJNË PROPAGANDËN E MEDIAVE TË TYRE/ Nuk na duhet një Rambo i ç’ekuilibruar për të ngritur flamurin tonë!

29 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News

Ajo që ndodhi ditën e djeshme në Bularat është portretizuar nga mediat greke si një vrasje politike, e kryer nga forcat shqiptare, për të penguar që Konstandin Kafica të ngrinte flamurin grek në varrezat e ushtarëve helen në Bularat.

“Skai”, një prej portaleve më popullore në Greqi në fakt raportonte më këtë titull, i vrarë sepse tentoi të ngrinte flamurin. Megjithatë, shumica dërrmuese e grekëve, në komentet e të njëjtit portal, përbuzin tonet nacionaliste me të cilat është shkruar artikulli.

Në fakt, komentet më të vlerësuar në portalin në fjalë, dalin përtej propagandës zyrtare dhe shkrujnë se përse një shtetas grek, duhet të merrte kallshnikovin dhe të qëllonte ndaj policisë shqiptare? Madje, disa shkruajnë që “është fat që nuk u vra asnjë shqiptar, ndryshe ky i çmendur do të na krijojnte një incident diplomatik”.

Komenti më i lexuar, në fakt shkruan: “Ky person duket se sa ka parë Rambon dhe i armatosur, shkon në një vend tjetër për të ngritur flamurin grek. Është absurde, jam i sigurt që vuan nga probleme psiqike. Le të mos dalim në komente të nxituara”.

Aristea, një komentues i dytë, shkruan se “kushdo që nuk i njeh vuajtjet e shqiptarëve të Greqisë, nuk ka të drejtë të flasë për nacionalizëm”.

“Asnjë flamur grek nuk ishte përtokë. Pse duhet të na ngrinte flamurin ky person. Veprime të tilla vendosin në rrezik marrëveshjen e arritur me Shqipërinë, për të respektuar të rënët tanë të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan me tone shqetësuese një tjetër komentues.

Stefanos Zois, një qytetar grek, nga ana e tij tallet me tonet e artikullit, “duke e konsideruar si të pavlerë, letër higjenike, gazetari e turpshme”.

Një tjetër nga komentuesit më të pëlqyer të rrjetit, konstanton: “I veshur me kamuflazh ushtarak, i armatosur deri në dhëmbë dhe i vendosur për t’u përballur me fatin e tij. Nuk duhet të themi as bravo, as të ndiejmë keqardhje. Për fat të mirë, asnjë shqiptar nuk u vra në këtë incident. Ndryshe, do të kishim krijuar një episod diplomatik dramatik”.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Jashtme e Greqisë iu drejtua sot Shqipërisë me një notë zyrtare, në të cilën e konsideronte ngjarjen si një incident të pajustifikuar, duke kërkuar hetimin e tij deri në fund.

Tentativës së politizimit të kësaj çështje, Ministria jonë e Punëve të Jashtme iu përgjigj edhe ajo me një notë, në të cilën shprehte keqardhjen për politikën e përshtatur nga Athina Zyrtare.

Ndër të tjera, në këtë deklaratë shkruhet: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Një reagim zyrtar postoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkruajti: “Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”./Lexo.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHONI SE AI DO AKOMA ISHIN? Shenja e tij e horoskopit ua zbulon të gjitha
Previous article VDEKJA TRAGJIKE/ TIFOZËT NË LOT: "Faleminderit që na bëre ëndrrat realitet"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT