Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, Tahiri u paraqit tek Krimet e Rënda në orën 13:00.
Vetë ish-ministri konfirmoi për gazetaren se do të paraqesë prova të reja.
Në dalje i është përgjigjur interesit të medias, ku në një deklaratë të shkurtër tha se kishte dorëzuar prova deçizive.
“Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është. Provë që e quaj deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju tani”, tha Tahiri.


