Vrasja e ekstremistit grek Kostantinos Kacifas, ka sjellë tone të ashpra midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë greke. Disa prej politikanëve nga pala greke e kanë dënuar vrasjen duke e quajtur si racizëm ndaj minoritetit grek në Shqipëri.
Por edhe pala Shqiptare ka reaguar pë rastin e ndodhur i cili bëri bujë edhe në mediat botërore. Kryeministri Rama në një status në facebook e quajti ekstremistin si i “fantaksuri i cili qëlloi mbi policinë tonë”. Të tjera reagime ka pasur nga pala shqiptare i tillë ishte dhe reagimi i deputetit socialist Pjerin Ndreu i cili tha se “Te qëllosh mbi policinë me armë do vritesh”.
1.Pjerin Ndreu
Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka komentuar ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës, ku minoritari grek Kostandin Kacifas mbeti i vrarë pas një përplasje me armë me policinë.
Ndreu tha se kur qëllon mbi policinë, do të vritesh.
“Te qellosh mbi policine me arme do vritesh.
Ne boten e perparuar policia te vret edhe ne kushte te tjera me te lehta, psh. nese tenton me nxjerre armen.
Po nese ja leshon me bresheri policise atehere eshte normale kunderpergjigja. Ketu ska vend per diskutim e per filozofime pa sens !”,
2.Qeveria greke
Ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë Dhimitris Xhanakopulos tha se “autoritetet greke janë në komunikim te vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.
“Të mos nxitojmë të nxjerrim rezultate, “ tha ai. Ndërkaq ka theksuar se qeveria shqiptare duhet te ulë tonet, të mos e trajtojë çështjen me agresivitet, për të mos ushqyer reflekset sociale.
Jorgos Kumotsakos
Politikani grek Jorgos Kumotsakos, menaxher i seksionit të Jashtëm në partinë opozitare Demokracia e Re ka reaguar për vdekjen e 35-vjeçarit Kostantinos Kacifas.
Politikani grek thotë se sot në festën historike “një ngjarje tragjike nga Shqipëria goditi shpirtin e tyre”.
Kumotsakos thotë se Kostantinos Katsifas, anëtar i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, u vra duke festuar në varrezat e Bularatit teksa ngriti flamurin grek.
“Katsifas pagoi me jetë patriotizmin e tij”, shkruan politikani grek i cili në reagimin e tij i bën thirrje minoritetit grek në Shqipëri “të rruajë qetësinë”.
Kumotsakos thotë se autoritetet shqiptare duhet të sqarojnë menjëherë rrethanat e ngjarjes, ndërsa qeveria greke duhet të mbajë qëndrim të fortë dhe të kërkojë informacion nga pala shqiptare.
Ministrja Greke kulturës
Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik..”
Kryeministri Rama
Pas vrasjes së 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastër, ka reaguar edhe shefi i qeverisë, Edi Rama.
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.
/AlpeNews.al







