• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E NGJARJES/ Sa zgjati shkëmbimi i zjarrit mes ekstremistit grek dhe RENEA-s
Home
Breaking News

DINAMIKA E NGJARJES/ Sa zgjati shkëmbimi i zjarrit mes ekstremistit grek dhe RENEA-s

29 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I veshur me uniformë ushtarake, Konstantinos Kaçifas ka qëlluar disa herë në ajër rreth orës 10:00 pranë banesës së tij në fshatin Bularat. Forcat e policisë që ishin planëzuar me shërbim në fshat me rastin e festës së përvitshme, pasi shkuan në vendin e ngjarjes u përballën me të shtëna në drejtim të makinës së policisë. 35-vjeçari ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës së policisë, gjë e cila dëshmohet nga shenjat e plumbave.

simaia1

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë. Gjatë ndjekjes, 35-vjeçari i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të policisë. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste, policia ka kërkuar ndihmën e forcave speciale. Me mbërritjen e këtyre të fundit, RENEA ka bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

4b871df9-6b46-449b-b5d3-72f5223d7afa

Mësohet se, në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Kaçifas ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

“Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Kaçifas ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Konstantinos Kaçifas”, bëhet e ditur nga Policia e Shtetit.

kostandin

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë kallashnikov, dy karikatorë dhe një çantë me fishekë, si dhe 31 gëzhoja. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKE NGRËNË PICË E KREHUR FLOKËT/ Fjolla Morina publikon prapaskenat gallatë të klipit (VIDEO)
Previous article "A TË PUNON BURRI?" Aulonës nuk i vjen mirë nga pyetja e fansit dhe... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT