Pak ditë më parë, u mbush plot një vit nga vdekja tragjike e këngëtarit të njohur Ergi Dini.
Për një vit me radhë motra e tij, këngëtarja Barbana Dini është shfaqur në publik e veshur vetëm me të zeza për vëllain e saj, i cili humbi jetën në një aksident në moshën 21-vjeçare, bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar.
Por, tashmë Barbana një vit më pas ka marrë vendimin që të shmangë vetëm të zezën në veshjet e saj. Këtë fakt e shohim përmes postimit të saj më të fundit, e cila në veshjen e saj ka nisur ta “thyej” paksa ngjyrën nga e zezë në blu të errët, ndërsa në kokë mban një kapuç ngjyrë pana.