• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME BANORËT NË LAZARAT/ Deputetët e PD, Alibeaj dhe Shehu: Jeni dënuar padrejtësisht
Home
Politikë

TAKIMI ME BANORËT NË LAZARAT/ Deputetët e PD, Alibeaj dhe Shehu: Jeni dënuar padrejtësisht

28 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Tritan Shehu kanë zhvilluar një takim me familjarët e 12 të akuzuarve të grupit të zjarrit në Lazarat. Takimi është zhvilluar me kërkesë të banorëve, që siç thotë Shehu kanë kërkuar një takim me përfaqësuesë të PD, për dënimin e familjarëve të tyre.

Deputeti demokrat thotë në një status në Facebook, se autorët e vërtetë të krimit nuk janë dënuar, ndërkohë që dënimet janë kolektive dhe të pargumentuara.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Se bashku me kolegun deputet Enkelejd Alibeaj, ish Minister i drejtesise e jurist i njohur, realizuam ne Lazarat me kerkese te tyre nje takim shume te frutshem me banore e familjare te reth 12 te akuzuarve aty per nje krim te rende e tragjik.

Ashtu si une, deputet i atij Qarku e kam theksuar dhe me pare, procedurat e deri tanishme policore, hetimore e juridike per te zbuluar e denuar autoret e vertete te atij krimi lene shume per te desheruar, duke tentuar te shkohet drejt denimeve kolektive e te pa argumentuara, perfshi dhe ndaj te miturve.

Ne kete menyre tranzmetohet ndjesia se ky proces eshte perfshire nga vullneti shteteror per te bere disa “koka turku”, si dhe nga njeaneshmeria politike ne imponimin e masave ndeshkimore.

Pikerisht per te degjuar ata banore te atij komuniteti me vlera te medha qytetare, kulturore e demokratike, ne morem pjese ne ate takim shume te frutshem.

Gjate tij u degjuan me vemendje ankesat, verejtjet, argumentat e familjareve e te banoreve, si dhe ju dhane atyre dhe komunitetit nga Z.Alibeaj keshilla te vyera, per cfare duhet bere, vecse per ta cveshur ate proces nga interferencat jashte kuadrit te drejtesise, vecse per te ndihmuar ne daljen e vertetimin e te vertetes.

Perpjekjet tona do te jene te pa rreshtura ne funksion te nje procesi te drejte, transparent dhe te bazuar mbi provat e ligjin, per tu zbuluar e denuar vetem autoret e vertete te krimit.

Takimi i zhvilluar në Lazarat mes deputetëve Alibeaj dhe Shehu dhe familjarëve të grupit të Zjarrit

Anëtarët e grupit të Zjarrit në Lazarat, janë dënuar nga Gjykata. Krimet e Rënda kanë dënuar me 2 burgime përjetë Albion Alikon dhe Bajram Bocin, dhe dënoi me 150 vite burg 7 anëtarët e tjerë të grupit. Grupi i kryesuar nga Aliko dhe Boci u akuzua për vrasjen e efektivit të RENEA-s., Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015.  Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat solli një valë arrestimesh dhe shoqërimesh në fshatin rebel që sot kërkon drejtësi për të rinjtë e Lazaratit.

Si u vra efektivi i RENEA- mëngjesin e 24 qershorit 2015

Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND PRITJA/ Lajm i rëndësishëm nga CAS-i për SKËNDERBEUN, klubi do të...
Previous article DORËHEQJA/ Basha në Durrës: U largua i shkatërruar, kishte frikë se nuk i shpëtonte…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT