• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇUDIA NË KAMËZ/ Familjes i shkrumbohet banesa,Mziu: Shoh vetëm gjurmë tymi
Home
Breaking News

ÇUDIA NË KAMËZ/ Familjes i shkrumbohet banesa,Mziu: Shoh vetëm gjurmë tymi

28 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News

I shkrumbohet shtëpia për shkak të një shkëndije elektrike, por përfaqësuesit e Xhelal Mziut shohin thjeshtë shenjat e një bloze tymi. Përballë lojës burokratike, shmangies së përgjegjësisë dhe shurdhësisë së Bashkisë Kamëz është familja Qehaja në Paskuqan, e cila përpiqet prej tre vitesh për të bindur bashkinë që të zbatojë një vendim për dhënien e ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara. Në betejën e shkresave, kurtheve, shmangieve dhe manipulimeve të pretenduara janë përfshirë edhe Prefektura e Tiranës dhe Prokuroria, ndërsa në horizont shfaqet edhe gjykata.

Djegia e banesës dhe kërkesa për dëmshpërblim

Familja Qehaja, me kryefamiljar Ndue Qehaja, që nga viti 2006 ka banuar me qira në shtëpinë e shtetasit A. H, në Paskuqan. Më datën 23 tetor 2015, ora 20.30 minuta, banesa ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke u djegur tërësisht. Kryefamiljari Ndue Qehaja pretendon se, shkrumbimi i banesë dhe shkaku i djegies, përpos fotove, vërtetohet përmes 6 dokumenteve zyrtare, konkretisht përmes vërtetimit të rënies së zjarrit me nr. 1284 të zjarrfikëses, vendimit nr. 13636 datë 28.10.2015 të Prokurorisë, me aktin e Prefekturës së Tiranës etj. 12 ditë pas djegies së banesës, familja Qahaja i është drejtuar Bashkisë së Kamzës për ndihmë, bazuar në ligjet në fuqi.

Mziu: Shoh vetëm gjurmë tymi

Nga verifikimet rezulton se, kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, me urdhrin nr. 403 datë 12.11.2015, ka ngritur grupin e punës për hartimin e procesverbalit të konstatimit të dëmeve të shkaktuara nga rënia e zjarrit. Por, ekipi i Xhelal Mziut, ndryshe nga sa shihet në foto, ka konstatuar vetëm gjurmët e një bloze tymi. Në procesverbalin e konstatimi, datë 13.11.2015 nr. 403/1 prot., grupi i punës shkruan: “Gjurmë bloze tymi tek dera kryesore e katit të tretë aty ku qytetari pretendon se ka jetuar me qera dhe shtëpia ishte në rikonstruksion e sipër”.

Prefektura e Tiranës rrëzon Mziun

Pas konstatimit të Bashkisë së Kamzës, familja Qahaja i drejtohet Prefekturës së Qarkut Tiranë. Kjo e fundit rrëzon pretendimin e bashkisë, duke i kërkuar të marrë parasysh materialin procedural të komisariatit-5 drejtoria vendore Tiranë dhe të rishikojë vlerësimin e dëmeve…”. Pavarësisht aktit urdhërues të prefekturës, Bashkia e Kamzës i qëndron konstatimit se në banesën e djegur ka parë vetë gjurmët e një bloze tymi.

Kallëzim penal për Mziun

Në këto kushte, kryefamiljari Ndue Qehaja kallëzon penalisht, kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziun. Gjatë hetimit, prokuroria thotë se përfaqësuesja e Bashkisë Kamëz Odeta Bajraktari ka pohuar se ‘këshilli bashkiak i Kamzës në mbledhjen e datës 17.02.2017 e ka marrë një vendim për dhënie ndihme financiare shtetasit Ndue Qehaja…”. Për këtë arsye prokuroria e ka mbyllur çështjen. Por, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Bashkisë Kamëz, me shkresën e datës 27.07.2017 me nr. 3698 deklaron se nuk ka hartuar asnjë projekt vendim për rastin për rastin në fjalë’, duke hedhur poshtë versionin përfaqësueses së bashkisë në prokurori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE VIZITAT E GRENSHER NË SHQIPËRI/ Kërkesa për Adil Çarçanin: Gjermanët, gati të zbarkojnë në Shqipëri
Previous article FUTBOLLI NË ZI/ Bilanc tragjik, ja sa është numri i viktimave nga rrëzimi i helikopterit të pronarit të Leicester City (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT