Një 58 vjeçar nga Fieri është proceduar nga policia ditën e djeshme.
Mësohet se burri me inicialet S.L, banues në fshatin Petovë, në kodrat e fshatrave Petovë dhe Mbrostar Ura, ka djegur pjesërisht me zjarr, 100, 50 dhe 200 pemë ulliri, në pronësi të shtetasve D.N, B.P, dhe Ç.L, vjeç 50, 25, 68, banues në fshatin Mbrostar Ura e Petovë.
Materialet në ngarkim të 58 vjeçarit u referuan në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.


