Për më shumë 8 orë, Fatmir Xhafaj qëndroi në ambientet e institucionit që ai drejtoi për gati dy vjet.
Jashtë godinës, një numër i madh gazetarësh qëndruan për orë të tëra për të marrë një deklaratë nga ministri i sapo dorëhequr.
Pas daljes, Xhafaj i pyetur nga Ora News, tha se nuk ka asnjë koment.
Ndërkohë në orët e pasdites, Xhafaj ka bërë një reagim në twttiër, ku tha se sfidon opozitën që t’i provojë akuzat ndaj tij, tani që nuk është më ministër.
Po ashtu një ragim tjetër ka qenë pak orë pas dorëheqjes, ku sqaron se ky vendim i është dorëzuar kryeministrit Rama me vullnetin e tij.
Ndërsa përpara hyrjes në ministri, Xhafaj falenderoi gazetarët për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.



