Kamerat-kurth të përdorura nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, regjistrojnë kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga ky mjedis natyror.
“Nga kontrolli i kamerave-kurth në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit, deri më tani rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë, mace e egër, derr i egër gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër, iriqi etj.
Monitorimi i tyre është në vazhdimësi”, bëjnë me dije specialistët e faunës së egër në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Beratit.
Kamerat-kurth kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorrit
Kamerat-kurth kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorrithttps://ata.gov.al/2018/10/27/kamerat-kurth-kapin-kafshe-te-rralla-ne-parkun-e-tomorrit/Tashmë është një praktikë e re në ndjekjen dhe evidentimin e kafshëve në rrezik zhdukjeje apo të rralla në zonat pyjore të vendit tonë dhe kjo praktikë ndiqet nga AdZM-të e qarqeve. Kohët e fundit këto kamera të fshehura, funksionojnë edhe në Malin e Tomorrit. Nga kontrolli i bërë në kamerat-kurth të vendosura në këtë park, janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.
Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Freitag, 26. Oktober 2018


