• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një propozim serioz për shown opozitar!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një propozim serioz për shown opozitar!

26 October, 2018 Redaktor1 OP-ED

Nuk di ndonjë rast tjetër në historinë e politikës moderne, që ti ketë ndodhur ndonjë demokracie tjetër, që një opozitë të rikthehet në pushtet duke zbatuar një skenar të ngjashëm me këtë që rreket të ndjekë opozita jonë. Qëshkurse Partia Demokratike filloi mandatin e saj të dytë në opozitë, përveç betejës me çizme dhe tymuese në sallën e Parlamentit kur u shkarkua Adriatik Llalla, ka realizuar vetëm dy mitingje të lodhura në Tiranë. E më pas, dalëngadalë si pa u kuptuar, nisi të shndërrohet nga një opozitë reale, në një opozitë virtuale.

Me sa duket, kur e kuptuan se as protesta pa kauza, as çadra e Republikës së Re, as dredhia e një marrëveshjeve ku mori gjysëm e ministrave nuk e shpëtoi dot, nisi me sa duket që të bënte llogaritë. Në zgjedhjet e 2017, Partia Demokratike mori 230 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2013, ndërkohë që sondazhet paraprake e tregojnë gjithë e më poshtë, edhe për zgjedhjet e ardhshme. Ndaj, me sa duket është kërkuar zgjidhja e re, e si gomë shpëtimi, është gjetur një lodër e re. Një skemë e re. Një pistë e re.

Eshtë një nga ato pista vrapimi politik drejt një gare elektorale, që të kujton filmat për fëmijë, ku në pamundësi për të fituar garën me mushkëri, tenton ta bësh atë me dredhi. Ndërkohë që të tjerët janë fokusuar me të gjitha energjitë për të shkuar sa më parë drejt finishit, Lulzim Basha i bie shkurt nga një shteg që mendon se do ta nxjerrë në krye. Eshtë shtegu i atij lloj lideri politik, që i largohen gjithnjë e më tepër realitetit, terrenit, strukturave, bazës dhe popullit opozitar, duke u munduar që ti futet atyre në shtëpi si në përrallën e ujkut me kecat, nga oxhaku. E tani në versionin modern, nga celulari a televizori… Nëpërmjet konferencave të shtypit, lojës me audio- përgjimet e sajuara, debateve televizive dhe atyre online.

Vetëm kështu mund të shpjegohet sesi një opozitë që kërkon të rikthehet në pushtet braktis komisionet parlamentare, braktis punimet e seancës Planere të Parlamentit, braktis strukturat, bazën, elektoratin, militantët, përkrahësit, opozitarët, kundërshtarët e rinj e të vjetër të qeverisë dhe hyn në një zyrë të SHQUP, për ti zëvendësuar të gjitha këto, me një kompjuter. Me një lojë tavoline, duke e kërkuar për ta marrë nga aty pushtetin. Duke dashur që të luajnë playstation me shqiptarët.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, sot mbushen plot 6 muaj që opozita jonë, nuk ka bërë asnjë takim në rrugë, tregje e sheshe me qytetarët. Asnjë miting nëpër salla të vogla apo të mëdha, të hapura apo të mbyllura. Sot mbushet plot një gjysëm viti nga mitingu i fundit i opozitës sonë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Askush nuk e di se çfarë alternative, programi ekonomik dhe qeverisës ka kjo opozita virtuale që kërkon të rikthehet në pushtetin real. E vetmja alternativë që i është ofruar çdo ditë shqiptarëve, janë disa emra personazhesh qesharakë, që nuk i marin seriozisht as familjet e tyre, e jo më shqiptarët.

E bukura është se mendojnë se e kanë gjetur më në fund, zemrekun e lojës politike opozitare, duke e kurdisur e kurdisur atë çdo ditë papushim me habinë e bebeve për lodrën e re. Politika vërtetë është një show me pak esencë dhe nga pak brendi. Pro jo deri në atë pikë, sa gjithçka të jetë vetëm show për show. Nëse do ishte kështu, e sigurtë është që Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi do të kishin më shumë spektatorë se Babalja, Alizoti, Cinja, Niçja e Kiçi. Ndaj, e keni ndarë që e paski ndarë këtë radhë mendjen që të jepni vetëm shfaqje, të paktën nxirrni në skenë ca për të qenë, që të argëtohemi tamam!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E shtunë, 27 tetor: FUNDJAVA sjell ndryshime të TEMPERATURAVE. Pritet... (PARASHIKIMI)
Previous article "JAM NANA UNË FITOJ"/ Linda Morina u bën këngë ''DISS'' Noizyt dhe Getoarit (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT