• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BE/ Shqiptarët mungojnë në top-listën e fituesve të azilit për 2017-n
Home
Ekonomi

BE/ Shqiptarët mungojnë në top-listën e fituesve të azilit për 2017-n

26 October, 2018 F.autor Ekonomi

Numri i azilkërkuesve që kanë fituar lejën e qëndrimit në një vend të Bashkimit Evropian për vitin 2017 është rritur me 4 përqind ose me 112 000 vetë në krahasim me 2016-n.

Sipas zyrës së BE-së për statistikat, Eurostat, janë 3.1 milionë shtetas të huaj që janë pranuar, shumica e të cilëve nga Ukraina dhe Siria.

Vendet që kanë pranuar më shumë azilantë janë Polonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia, Suedia etj.

Arsyet e paraqitura nga azilkërkuesit kanë të bëjnë kryesisht me nevojat e punësimit (32 përqind), bashkim ose probleme familjare (26 përqind), arsim dhe edukim (17 përqind), si dhe mbrojtje ndërkombëtare për ata që largohen nga lufta dhe konfliktet e brendshme (24 përqind).

Për shembull, ukrainasit kërkuan azil kryesisht për punë, kinezët për arsim, marokenët për motive familjare, kurse sirianët, afganët dhe irakianët për arsye humanitare.

Megjithëse në media dhe debate të ndryshme politike raportohet për qytetarë nga Shqipëria që kërkojnë azil në vendet e BE-së, shqiptarët nuk janë në top-listën e fituesve të azilit për vitin 2017.

Kjo nuk do të thotë se s’ka të tillë, por numri i atyre që pranohen është fare i vogël ose i papërfillshëm në krahasim me ato të vendeve me popullsi shumë më të madhe.

Konkretisht, sipas komunikatës së shtypit të Eurostat-it, numrin më të madh të lejeve të qëndrimit e kanë fituar qytetarët e këtyre 10 vendeve kryesore: Ukraina, Siria, Kina (këtu përfshihen edhe ata nga Hong-Kongu), India, SHBA, Maroku, Afganistani, Iraku, Brazili dhe Turqia.

Dokumenti specifikon gjithashtu se leja e qëndrimit në një vend të BE-së parakupton një autorizim banimi që i jepet një të huaji për një periudhë, të paktën, 3-mujore, e cila mund të zgjatet sipas disa kritereve të përcaktuara.

Gj. Kola

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËZOHET PA KUSHTE/ Lopetegui kërkon hakmarrje: Më kanë POSHTËRUAR, por...
Previous article PËRGJIMET E DAKOS ME "NIÇEN"/ Prokuroria: Do hetojmë personat që nxorrën përgjimet

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT