Benevento-Milan ishte një nga ato ndeshje të çmendura, që rrallë ndodhin në histori. Goli në minutën e fundit nga portieri Brinjoli, ishte një episod që bëri bujë kudo në Itali, por edhe në mbarë Europën.
As ish-sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli, nuk e ka lënë pa komentuar këtë situatë. Përmes një video të postuar në Instagram, Baloteli shprehet: “Nuk mund ta besoj. Këta pësuan një gol nga portieri, nuk e besoj dot”.


