• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ “Fshehe atë m… atje”, zbardhen rolet e tre policëve që ndihmonin Avdylajt
Home
Breaking News

PËRGJIMET/ “Fshehe atë m… atje”, zbardhen rolet e tre policëve që ndihmonin Avdylajt

26 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mes 34 të arrestuarve pjesë e dosjes së grupit të Shijakut janë edhe tre efektivë policie. “Panorama” zbardh rolet e tyre në grupin e famshëm të trafikut të drogës.

 

Tre efektivët janë Ardin Gjyriqi, Bledar Koçi dhe Jasin Avdul. Gjyriqi ka mbajtur rolin efektivit kufitar në Morinë. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka pasur kontakte me anëtarë të grupit të Avdylajve. Ai dyshohet se ka lejuar persona të ndryshëm, për llogari të grupit, që të kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Sipas dosjes, rezulton se më datën 15 prill, ora 08:05, Gjyriqi është telefonuar një numër me prefiks të Kosovës. Pas përshëndetjes, personi nga Kosova, i thotë Gjyriqit se nuk mundet të hyjë në Shqipëri, pasi i ka humbur një targë e makinës.

“Jam këtej se më ka hup një targë e makinës dhe nuk më lënë të hy. Kam ngel aty ku ishim atë ditë”, i thotë ai. Ndërsa në një komunikim tjetër, Arditi pyet dikë, për hyrjen e një personi kosovar, që bëhet fjalë për shtetasin Besim Mahmuti.

Efektivi i dytë, Bledar Koçi ka qenë me detyrë punonjës i Policisë në Fier, në sektorin kundër narkotikëve. Ai ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij.

Nga përgjimet, ka rezultuar se ai e ka ndihmuar Hajri Seferin, me disa gjoba që ka pasur për të paguar.

“O Hajri, jam ai i Fierit, se po të marr me një telefon tjetër, nuk është telefoni im. Ti kishe edhe 3 gjoba të tjera, për dy vitet e fundit ti ke katër gjoba dhe nuk paguan 60 mijë, minimalen paguan 120 nga 150 që ishte ajo”, i thotë polici, ndërsa më pas lënë një ditë takimi për të diskutuar për çështjen.

I treti efektiv i arrestuar është Jasin Avdul i Policisë së Sarandës. Sipas dosjes hetimore, ai ka lidhje me Klement Domerin, të cilin e njofton se po e ndiqte Policia kur ai po përpiqej të trafikonte një sasi narkotikësh në Greqi.

Bëhet fjalë për një bisedë të datës 15 shtator 2018 ku Jasin Avdul i thotë Klement Domerin: “Fshehe atë m… atje thuaj atij se më tha ai do të vijnë me makinë ata te gropa”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Ronaldo i kërkon Juventusit të blejë Griezmann
Previous article SHUMË SHPEJT NIS "SFIDA E GATIMIT"/ Zbulohen pamje nga studio (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT