• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENDERAT/ Deputeti i PD: Balili e Bego përfituan para publike
Home
Politikë

TENDERAT/ Deputeti i PD: Balili e Bego përfituan para publike

26 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Pas publikimit të procedurave ligjore për pjesëmarrjen në tendera nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, vjen një reagim nga PD.

Përmes një deklarate publike nga selia e PD këshilltari Ligjor i PD Gazment Bardhi ‘hapi’ dosjen me tenderat sipas tij që janë dhënë në mënyrë abuzive nga qeveria ‘Rama’. Në emër të PD-së Bardhi tha se Edmond Bego që ka përfituar 14 milionë euro nga punët publike, ndërsa Klement Balili 77 tendera nga të cilat 30 pa garë.

“Propaganda dhe tallja me shqiptarët janë mjeti i vetëm i qeverisë së Edi Ramës për të mbuluar bashkëqeverisjen me krimin. Nuk ka asnjë inisiativë të re nga qeveria e Edi Ramës kundër krimit të organizuar. Ministrja e Drejtësisë e di se ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të mos përfitojnë tendera dhe koncesione është në fuqi prej vitit 2006. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ky ligj nuk u zbatua dhe tenderat, koncesionet, PPP-të ranë në duart e trafikantëve të drogës dhe personave të tjerë të përfshirë në krimin e organizuar.

Të shkruash me fjalë të tjera atë që sot ekziston në ligj, është tallje me shqiptarët dhe tentativë e qartë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organziuar që janë aktualisht nën hetim nga prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë.

•Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa,
•Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë.
•Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Këta shembuj dhe plot shembuj të tjerë janë prova se Edi Rama, i kapur në flagrancë, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve”, tha Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË KORRUPTONTE POLICIN/ Në pranga shoferi (EMRI)
Previous article MOZZIK JEP LAJMIN E MIRË/ Së shpejti u rikthehet koncerteve (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT