• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FAMILJET SHQIPTARE/ 26% të kursimeve i mbajnë në shtëpi
Home
Ekonomi

FAMILJET SHQIPTARE/ 26% të kursimeve i mbajnë në shtëpi

26 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Paraja jashtë bankave ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kursimet e familjeve shqiptare në para jashtë sistemit bankar përbenin 26 % të totalit të kursimeve, niveli më i lartë i tre vitet e fundit. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për shpërndarjen e pasurisë financiare të familjeve në Shqipëri gjeti se, kjo përqindje u mbajt si kursim jashtë sistemit (18%), si borxh tek të tjerët (2%) dhe investime në mënyra të tjera me më fitim jashtë bankave (6%).

Si kursime në para, shqiptarët mbajnë 18 për qind jashtë bankave. Treguesi pësoi rritje me 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë, ku kursimet në vlera monetare jashtë sistemit bankar ishin 15%, por ai është shumë më i ulët se në 2013-n, kur zinte 40%. Për rrjedhojë depozitat në banka përbënin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 74 për qind të kursimeve të familjeve shqiptare nga 81 për qind që ishte treguesi në gjashtëmujorin e parë 2017.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka vërejtur se familjet shqiptare kanë dhënë hua tek të tjerët rreth 2% të kursimeve të tyre, ky tregues një vit më parë ishte zero. Është rritur ndjeshëm pesha e zërit “investime të tjera” të cilat këtë vit thithen 6 për qind të kursimeve të shqiptarëve, teksa ky zë ishte vetëm 3 për qind në gjashtëmujorin e parë të 2017-es. Banka e Shqipërisë duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar. Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, këto pesha kanë shënuar rënie respektivisht me 7 pp dhe 8 pp. Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit (depozita/llogari bankare, investime të tjera) ka shënuar rënie, si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve.

Rreth 26% e totalit të familjeve deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare, dhe këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 4 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e 6 mujorit të dytë të vitit 2017. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar thellim të deficitit të familjeve. Pyetjes mbi pasuritë financiare në pronësi të familjeve të intervistuara i janë përgjigjur 1140 familje, nga 1142 familje që kanë marrë pjesë në vrojtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIKUR BËNTE NAMIN NUDO/ Këngëtarja e njohur konvertohet në islam dhe mbulohet me shami
Previous article KËTË NUK E PRISNIM/ Era Istrefi bashkëpunon me këngëtarin e njohur britanik (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT