Bardhezinjve do t’u duhet të bëhen gati për një seri takimesh shumë të rëndësishme. Pas arriti të fitonte 1-0 ndaj Napolit, duke e shkurtuar në vetëm një pikë diferencën me rivalët jugorë, Juventusi po përgatitet për një muaj dhjetor “flakë”.
“Zonjën e Vjetër” e presin tri sfida mjaft delikate për objektivat sezonalë, me Olympiakosin në Champions si dhe me Interin dhe Romën në Serinë A.
Në tre takimet e fundit, Juventusi e ka ruajtur portën të paprekur (ndaj Napolit, Barcelonës dhe Crotones). Skuadra që drejtohet nga Allegri në këtë sezon ka një pikë më shumë se një vit më parë, ndërsa Gonzalo Higuain ka shënuar 5 gola në 5 takimet e fundit.
Situata duket se po shkon drejt normalitet, të paktën kjo përshtypje të krijohet nga statistikat e regjisturara. Ndërkohë që misioni i radhës për bardhezinjtë është ta mbyllin vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.


