• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER OPERACIONI/ Mimoza Ndoka u arrestua edhe pse kishte fëmijë në gji, KSHH: Të merren masa ndaj shkelësve të ligjit
Home
Breaking News

SUPER OPERACIONI/ Mimoza Ndoka u arrestua edhe pse kishte fëmijë në gji, KSHH: Të merren masa ndaj shkelësve të ligjit

25 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar mbi masën “arrest me burg” vendosur ndaj Mimoza Ndokës, motrës së Arben Ndokës.

Nga kjo ngjarje, KSHH ka tërhequr vëmendjen në dy pika: e para është në kuadrin ligjor ku thuhet se nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të dhe së dyti, në kushte të tilla, arresti në burg mund të vendoset për krimet që dënohen jo më pak se dhjetë vjet.

Nëse në rastin konkret, cila është arsyeja që prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”?

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Në fund të deklaratës së tyre, Komiteti i ka sugjeruar organeve përkatëse që të japin publikut sqarimet përkatëse dhe ka kërkuar marrjen e masave ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin.

Mimoza Ndokës iu dha masa “detyrim paraqitjeje”  në seancën e 24 tetorit, ndërsa gjyqtari i çështjes, Bibë Ndreca u shpreh se nuk kishte dijeni se ajo ishte me një fëmijë të vogël.

Ndoka është motra e ish-deputetit të PS rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

DEKLARATA PËR SHTYP:

TRANSPARENCA DHE KUR ËSHTË RASTI, PËRGËNJESHTRIMI I NJË NJOFTIMI APO TË DHËNAVE QË NUK I PËRGJIGJEN TË SË VËRTETËS JANË TË DOMOSDOSHME

Gjatë kryerjes së operacionit “Vol-vo 4” janë kryer një numër i konsiderueshëm ndalimesh dhe arrestimesh. Sipas medias referohet se është arrestuar edhe shtetasja Mimoza Ndoka, e akuzuar për tjetërsim pronash.

Sipas njoftimeve të medias, të dt.25 Tetor 2018, prokuroria ka kërkuar për shtetasen M. Ndoka, masë sigurimi “arrest në burg”, ndërsa gjykata ka vendosur masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Referuar njoftimeve në media, M. Ndoka është lejuar nga gjykata, në kohën kur do të shqyrtohej masa e sigurimit që ti jepte gji fëmijës së saj.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në aspektin ligjor dhe human, i ka tërhequr vëmendjen kjo ngjarje, për dy arsye kryesore. Së pari, duke pasur parasysh nenin 230, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të. Së dyti, në kushtet kur jemi në raste të tilla, arresti në burg mund të vendoset vetëm përjashtimisht, kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim (n.230, pika 3 e K.Pr.Penale).

Nëse në rastin konkret, jemi në kushtet dhe rrethanat që parashikohen në nenin 230, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale dhe nëse vepra penale për të cilën akuzohet shtetasja M. Ndoka është nën maksimumin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni, cila është arsyeja që prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”?

KShH ka në konsideratë edhe standardet ndërkombëtare që janë bërë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, të cilat inkurajojnë me forcë mospërdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimit dhe gjykimit, deri në dhënien e vendimit, duke mbajtur qëndrimin se heqja e lirisë duhet të zbatohet vetëm kur masat jo kufizuese të lirisë nuk mjaftojnë. Në të kaluarën, KShH ka realizuar edhe një studim të veçantë lidhur me praktikën e ndjekur nga organet e sistemit të drejtësisë penale në kërkimin dhe caktimin e masave të sigurisë, ku ndër të tjerash është vërejture se, organi akuzës është tepër i ashpër në kërkimin e masave të sigurimit dhe sidomos në kërkesën për “arrest në burg”.

Në rastin e shtetases M. Ndoka, KShH i sugjeron organeve përkatëse që në kuadër të transparencës dhe në përputhje me ligjin, ti japin publikut sqarimet përkatëse nëse ka pasur ose jo kufizim të paligjshëm të lirisë së kësaj shtetaseje si dhe të merren masat përkatëse, ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin në këtë drejtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI PËR LOJËRAT E FATIT/ Rama në parlament: Po heqim një "kancer" i cili ka prekur shoqërinë
Previous article RIHANNA KRITIKON CARDI B/ I quan veshjet e saj “një gjë të shëmtuar ghetto-je” (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT