• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Detajet e REJA: Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën. Ja kur u arratis “BOSI” nga Shqipëria
Home
Breaking News

LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Detajet e REJA: Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën. Ja kur u arratis “BOSI” nga Shqipëria

25 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

REPORT TV ka zbuluar emrat e dy turqve në kërkim që ishin pjesë e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit. Ata janë Nejdet Cesuroglu dhe Iskender Sale.  Njëri nga dy turqit, sipas të dhënave nga sistemi TIMS ka ikur nga Shqipëria 15 ditë para operacionit, ndërsa tjetri disa ditë më herët. Turqit kishin rolin kryesor për heroinën, pasi e sillnin nga Afganistani, ndërsa më pas përpunohej në Has për t’u trafikuar në vendet e BE-së.

Ndërkohë që përsa i përket bosit të laboratorit, Admir Hoxha që është në kërkim, ai është mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz ‘Ador’ në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final.

Deri tani për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona nga fshati Brenog, nga të cilët 3 u lanë në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, ndërsa dy, një i moshuar dhe një grua u liruan në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie.

Në operacion u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.  Të arrestuarit nga laboratori i Hasit u prangosën së bashku me grupin e Shijakut, që vendosi në pranga edhe dy ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Cuko për tjetërsim të pronave dhe korrupsion në burgje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI PËR TEATRIN/ Ruçi ndërpret seancën pas kërkesës së Ballës
Previous article SI DUKET LOREDANA SHTATZËNË? Mozzik na e tregon me këtë VIDEO

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT