• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Desh vdiqa mbrëmë a më kupton?” 19 vjeçari tregon bisedën me Ministrin Xhafaj
Home
Sociale

“Desh vdiqa mbrëmë a më kupton?” 19 vjeçari tregon bisedën me Ministrin Xhafaj

3 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Ky është momenti kur Leoren Tarko, 19-vjeçari nga fshati Gjokaj i Vorës u përlot përpara ministrit Fatmir Xhafaj, teksa i tregonte për shtëpinë e mbuluar nga uji.

Disa ditë më pas, Report Tv e gjeti Leorenin duke sistemuar ato pak gjëra të shpëtuara nga përmbytja. I shqetësuar dhe në merak sesi do të përballet familja e tij edhe këtë dimër, Leoreni kujton edhe njëherë takimin dhe premtimet e bëra disa ditë më parë nga Ministri i Brendshëm. “Atëherë i thashë që ngjarja është ripërsëritur dhe që ministri të më ndihmojë pas gjithë kësaj emergjencë që është në të gjithë vendin më premtoi se do të më ndihmojë. Kam komunikuar me ministrin dhe ka sjellë një grup zyrtarësh për të parë dëmet në shtëpi dhe pritet reagimi i tyre”, shprehet Leoreni.

Përgjatë 10 viteve shtëpia e familjes Tarko është përmbytur 7 herë. Po sipas Lorenit këtë herë uji nuk kurseu asgjë duke shkatërruar gjithçka. “Shpërtheu dera dhe uji filloi të hynte brenda dhe unë nuk dola nga dera por dola dhe pashë nga dritarja dhe niveli ujit nga jashtë ishte afërsisht një metër, më pas tërhoqa mamin dhe e nxora jashtë nga dritarja. Dëmet këtë herë kanë qenë të shumta ndryshe nga vitet e tjera, sivjet i ka rrafshuar të gjitha. Vit për vit ne ndërrojmë mobiliet, diçka të vjetër dhe çdo vit dikush nga ka ndihmuar, por këtë vit nuk kemi ku të mbështetemi. Më shumë më vjen keq për mundin e prindërve, të cilët janë lodhur për të ardhur deri këtu, ne jemi të ardhur dhe të mbytemi vit pas viti kjo nuk më vjen mirë, si djali më i madh i familjes që jam”, thotë 19-vjeçari.

I sëmurë dhe i papunë, babai i Leorenit, Lavdiu, ndjehet i pafuqishëm për t’ia nisur edhe njëherë nga e para. Sipas kryefamiljarit çdo investim i bërë shkoi dëm në pak minuta. “E shihni vet se si është bërë këtu, çdo gjë ka mbaruar, gjithë jetën që kemi punuar ne, shkoi dëm, puno kot. Ne jemi në dorë të fatit, sa herë që bie shi, këtu mbushet plot me ujë sepse janë të bllokuar të gjitha kanalet, për çdo gjë kemi nevojë, por stë ndihmon njeri sepse secili ka hallet e veta. Shteti nuk të ndihmon, ne nuk kemi rroba të flemë edhe frigoriferi bosh. Veç ky nuk është lagur se gjithë të tjerat janë bërë për tu hedhur”, thotë Lavdi Tarko.

Familja Tarko u zhvendos nga Gramshi para 10 vitesh duke përdorur kursimet e mbledhura ndër vite. Po që nga ajo kohë shtëpia e tyre është nën mëshirën e reshjeve që nuk kursejnë asgjë.

Përmes Report TV ata apelojnë për t’i ndihmuar. “Apeli im kryesor është që të më lënë të ndërtoj diçka sipër në kat të dytë, ndërsa nga të tjerët nëse munden të më ndihmojnë me çfarë të munden”, shprehet i prekur Leoreni.

Çdo lloj ndihme nga qytetarët, bizneset apo organizmat qeveritare sado e vogël që të jetë merr një vlerë të madhe për familjen e Tarko në këto momente të vështira që ata po kalojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Shiun s’ta solla unë në shtëpi!” Vlonjatja tregon sesi e nxorri nga shtëpia kryebashkiakun Leli
Previous article Rrëfehet Elita Rudi: “Në koncerte jam fansja më e madhe e Gjikos, në shtëpi jam e... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT